-Jam shqiptar dhe kam ardhur në planetin Tokë bashke me Zeusin.
Nga Lek Gjoka
Ka shumë kohë që kazani mediatik shqiptar (me vjen keq që të përdor ketë term të kryeministrit të Rilindjes Socialiste) nuk e di se po kalon çdo cak moral të shqiptarisë dukë ftuar në emisione lloj-lloj njerëzish që jo vetëm janë antishqiptare por të fyejnë edhe heronjtë e kombit direkt pa u trembur fare nga askush , as nga kushtetuta e Republikës së Shqipërisë apo e Kosovës .
Njëri nga këto është një devollito-gjirokastrit i lindur në Tiranë e me pasaportë kanadeze osmano-turku Olsi Jazexhi ku për pak çaste me ka mërzitur edhe Skënderbeun në majë të kalit në Tiranë , saktësisht është mërzitur kali i tij !.
E vetmja gjë që kam pëlqyer prej tij është se në një intervistë për gazetarin maqedonas që e pyet a je shqiptar ai ia kthen së nuk është .
Pra moralisht një person që mohon atësinë e tij nuk duhet marrë seriozisht por kur ai hyn në tokën time dukë me fyer kombin tim shqiptar , heronjtë, sigurisht që duhet t’ia thyej dhëmbët me fakte sepse direkt duhet të vazhdojë punën e vet ligji .
A janë shqiptarët të krishterë apo mysliman kjo nuk ka aspak rëndësi sepse krishterimi ka 2018 vite dhe islami shumë me pak por kombi shqiptar pra të paret tanë kanë ardhur në planetin Tokë bashke me Zeusin qindra e qindra mijëra vite më parë .
Historia shqiptare ka treguar me fakte jo vetëm nga historianët shqiptarë por edhe të huaj se ne jemi dega me e afërt pellazgë-ilire-Arbënore . Se ku e bazon ky islamiku Jazexhi se kombin shqiptarë e ka krijuar perandoria osmano-turke ketë e di vetëm ai dhe djallëzia e tij që është paguar për të vjelle vrerë ndaj kombit tim shqiptar nga kojshitë tanë e me gjere .
Pse i tremben ai dhe antishqiptaret e tjerë kur ka mbi pesë shekuj që ka vdekur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ?
Vërtete Heroi ynë kombëtar nuk flet dot direkt por shpirti i tij jeton tek çdo shqiptar kudo në botë, që e mbrojnë atë me çdo lloj çmimi dhe kjo u pa nga reagimet kur u mbulua skulptura e tij në Tiranë nga komiteti mysliman shqiptar për Bajram . Çfarë kombi shqiptar krijoi perandoria osmano-turku ku në Ballkan lejoi lirshëm gjuhët e tjera dhe gjuhën shqipe e ka djegur me zjarr dhe hekur.
Shfleto mirë historinë dhe po që së nuk do ta shfletosh ik, thyej qafen nga toka e shqiponjave.
Ti nuk mund të fyesh dot as heroin e kombit shqiptar dhe atij evropian ku që në 1400 Arbëria tha se është pjesë e Evropës dhe jo e Azisë islamike .
Sigurisht Skënderbeu nuk shqetësohet nga këto fundërrina të pushtuesit turk të mbetur në Shqipëri apo Kosovë por nga klima që po mundohet të mbjellë sulltani i ri turk Erdogan dukë shfrytëzuar edhe dy fytyrësine e Rames dhe Thaçit që e përdorin për interesa personale .
Sa për shenjtoren nënë Terezën nënën e të gjithë të varfërve të botës krenaria e kombit shqiptar jo ti por askush nuk ja mohon dot prejardhjen e saj shqiptare nga një familje katolike me origjinë nga Shkodra. Ajo e ka pranuar vete me krenari prejardhjen e vet shqiptare kur mori çmimin Nobel.
Me çfarë fytyrë fyen krenarinë e kombit shqiptar Konicën e madh . Sigurisht e di se ke urrejtje patologjike ndaj tij sepse u mundua ta ktheje gjithë kombin shqiptar në besimin katolik ku edhe ai u kthye për të vetmen arsye se Shqipëria i përket Evropës së krishterë dhe duku u kthyer në fenë e saj do të shkëputej përfundimisht nga ndikimi i islamizmit aziatik por që fatkeqësisht nuk e realizoi .
Po me Homerin shqiptar At Gjergj Fishta çfarë kishe ? Edhe ti si diktatori Hoxha kishe frikë ? Për çfarë frikësohesh nga Fishta i madh kur ai megjithëse ishte prift katolik respektoj fenë islame të besimtareve shqiptare, madje në një thënie brilante pat shkruar : – Vërtete ne shqiptarët kemi Bajram e Pashkë por Shqipërinë e kemi bashkë !.
Po Kosovën , Dardaninë e lashtë pellazge – ilire nga çfarë historiani na e bërë skllave apo kështu të paguajnë për të shpifur skllavet, grekerit, turqit nga frika se nesër bota do të mësoje historinë e grabitur kombit shqiptar si një ndër kombet me të lashta në botë .
Lexojë historinë sikur është dhe po që se nuk të pëlqen ik në Azi , atje do të jesh rehat si gjak prishësh që je .
Lere rehat në Paqe në Amshim ideatorin e pavarësisë së Kosovës të ndjerin Rugova sepse ai i shërbeu vetëm kombit të tij shqiptar deri në çastet e fundit të jetës së tij.
Sigurisht Skënderbeu nuk mërzitet sepse edhe në kohën e tij kishte shumë Olsa Jazexhi por që ai iu mbylli gojën dukë iu prere kokat me shpatën e tij ndaj uroj që shteti shqiptar në Tiranë dhe Prishtinë të zgjohet nga gjumi dhe të mbrojë heronjtë e vet dhe të mos presin që në shqiptaret që i votuam të ngrihemi dhe të bëjmë detyrën e atyre që paguhen me taksat tona njësoj sikur bëri dikur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu me tradhtarët shqiptar apo shqip folëse .
.
.
.
Jacksonville Florida
3 Maj 2018