Nga Lek Gjoka

 

leka_autor.

“Bomba” e frikes se qeveritareve te rinjë të Tiranes plasi. Në viziten e radhes të zëvendeskryeministrit dhe ministër i  jashtëm i Greqisë zoti Venizelos në Shqipëri, për herë të parë ministri i jashtem i Shqipërisë zoti Bushati dhe presidenti i republikes zoti Nishani, në prani të mediave, i kërkuan publikisht  Athinës zyrtare ndryshimin rrënjësor të politikës së jashtme ndaj vendit tonë.

Sigurisht që për çështjen e ligjit të luftës që daton në vitet 1940 Venizelos u mundua të “justifikohej” me vendimin e vitit 1987 të qeverise Greke më një traktat paqeje dhe nuk pranon të thotë ndonjë fjale që ndoshta në të ardhmen parlamenti Grek ta heqe ate ligj lufte.
Vallë a ka “frike” Greqia për heqjen  e atij ligji apo do ta perdore si gurë ndaj Shqipërise në momente të çaktuera ?.Sigurisht Ballkani dhe Shqipëria po zien.Nacionalizmi ektrem ka terren kur qeveritë mundohën të krijojnë tymnaje.”Frika” që ka kapur Greqinë është nacionalizmi shqiptar shpesh here edhe ekstrem më i fuqishmi në Ballkan që jeton në gjashtë shtete të rajonit.Një ligj lufte i kujdo shteti do të jete benzine e hedhur në nacionaliznin ekstrem ballkanas.
english_cameria_map

Po për problemin e pasurisë së shqiptareve të Çamërisë pse Venizelos luan aq bukur rolin e të “paditurit” duku iu kujtuar qeveritareve shqiptarë dërgimin e çështjeve privatisht në gjykatën e Strasburgut!. Pse mundohet ti hedhë hi syve kur fare mirë e di që problemi çam mund të dërgohet edhe në gjykatën e Hagës në një padi penale për genocid ndaj kësaj popullsie shqiptare në trojet e tyre nga ana e qeverise së atëherëshme greke.
Qeveria shqiptare duhet në një komision dy palësh zgjidhjen e varrezave greke të ushtareve të vrare në Shqipëri ku instuticionet fetare nuk duhet të perzihen.

Po kufiri detar? A duhet që shteti shqiptar të “friksohet” nga fjalet e Venizelos se Greqia do ta zgjidhe problemin i kufirit detar në baze të ligjit të OKB-së? Fare qartë duket presioni që politikani grek mundohet të shtrojë në tavolinë. Pse? Ashtu sikur e tha ministri i jashtëm shqiptar Bushati gjykata kushtëtuese e Shqipërise është ajo që vendos për çdo problem të shtetit shqiptar dhe jo OKB-ja që sigurisht si antare e saj që është Shqipëria e respekton, por nuk kemi asnjë detyrim ligjor ndaj saj kur bëhet fjalë për çështje të tilla kombëtare sikur është puna e kufirit detar.
Venizelos fare qartë nga njëra ana thotë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen më e nga ana tjetër kërkon pjesë në detin shqiptar ndërkohë fare mire e di se një shkëndije nacionalizmi mund ti kushtoje shtrenjte Ballkanit, Evropes ku të gjithe politikanet duhet të jenë kundër ketij nacionalizmi që mund të sjelle konflikte si në ish Jugosllavi. Koha dhe aktoret politike në Ballkan kanë ndryshuar. Kojshiu yne mijera vjeqar Greqia duhet ta dijë se nuk është më ajo Shqipëria e sapo dalë nga diktatura komuniste, e varfër dhe që u lëshua udheve të botes për pak liri dhe pasuri por një Shqipëri tjeter. Me një brez të ri të shkolluar në Evrope dhe SH.B.A, me një stabilitet deri diku të qëndrueshëm ekonomik. Sigurisht politikanet shqiptare bënë mirë qe i shtruan në tryezen e bisedime të gjitha problemet dy paleshe ndaj politikanet greke duhet të mendohen mire se si ta zgjidhin “bomben” e pa parashikuar të Tiranes në të mirë të dy kombeve , dhe të paqes se Ballkanit.