Nga Lek Gjoka
www.gazetavatra.com
Një ndeshje futbolli e nderprere midis Shqipërise dhe Serbise po kthehet në një përplasje diplomatike në Ballkan.
Jo vetem Serbia me politikanë të paafte për tu bërë pjese e BE-së por edhe shteti grek antar i saj po fillon ta ndeze fuqinë e barotit që fatkeqsisht po të shpërtheje do të shkaktojë një konflikt të ri me përmasa botërorë.
Dukë i hedhur një vështrim të shkurtër të historisë së dy luftëra botërore që zanafillën e kanë në gadishullin ballkanik kjo përplasje fillon e të alarmon.
Para së të jete vonë SH.B.A dhe BE duhet të ndërhyjnë me urgjencë ndaj qeverive të Ballkanit sidomos Serbisë që të ulin gjakrat dhe të kthejnë sytë në një respektim reciprok të kojshivë dhe të drejtave themeltare të njeriut në pa dallime fetare dhe kombësie.Ëndrra e keqe e Serbisë dhe Greqisë iu bë publikë para sa ato ta shikojnë.Evropa ka edhe pjesen e vet të fajit që në fillim të shekullit të kalur kur Shqipëria me zor merrtë frymë nga ozurpimi pese shekullor i perondarisë osmano-turke e ndau kombin shqiptar në pese shtete.Harroi së një ditë shqiptaret do fillojnë ta marrin veten dhe do të kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptarë.
A kanë të drejtë shqiptaret që të bashkohën në një komb ?
Sigurisht që po.
Cilat janë mënyrat e bashkimit të shqipëtarëve në Shqipërinë Etnikë që ka futur në alarm Serbinë dhe Greqinë pa harruar as Maqedoninë dhe Malin e Zi?
Menyra me e mirë pa gjak dhe pa dhimbje është antarsimi sa me i shpejtë i shteteve ballkanikë në Bashkimin Evropian.Në qoftësë Evropa burrokratikë do ta zvarrisë futjen e Ballkanit në BE pasojat do të jenë katasrofike jo vetem për popullin e Ballkanit por për gjithë Evropen sepse do të nxehën gjakrat.
Nxemja e gjakrave në një natyrë agresivë të ballkansit do të krijojë kushtët për përdorimin e armeve.Një luftë e re Ballkanikë mund të shpërtheje.Dukë parë që edhe konfliki i Lindjes së Mesme ka ardhur deri në kufinjtë e Ballkanit ketij konflikti do ti jepet ngjyrat e një konflikti fetar.Atehere paqja në Ballkan,Evrope madje edhe në botë ka marrë fund.
Që neser të mos jete vonë Amerika dhe Evropa duhet të reagojnë furishem në Ballkan dukë filluar me antaren e saj Greqinë që në faqen e presidentit grek kercenohet publikisht territori i Republikës së Shqipërisë duke e quajtur Himaren toke Greke, vorio-epirotë ndërkohë që politikanë shqiptare jo vetem e dinë por e kanë deklaruar publikisht së Shqipëria Etnike fillin që nga Preveza qytet në veri të Greqi.
Serbia jo vetem duhët të kërkojë falje për ato që ndodhën në Beograd në një ndeshje futbolli por do ti kerkojë falje të gjithë popujve të ballkanit përfshi edhe shqiptaret etnike të Republikes së Kosoves për krimet e rregjimit fashist të Millosheviqit.
Evropa dhe Amerika e di shumë mirë rrezikun që po i kanoset Ballkanit ndaj duhët të zgjohët dhe të afrojë në një tavolinë lideret politike që ato tiu afrojnë popujvë të tyre paqe, respekt te kojshive dhe prespektivë në bashkimin sa me të shpejtë në familjen evropina .
Jacksonville Florida
Tetor 2014