Adem Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Studioi literaturë, ligj dhe arsim respektivisht në Prishtinë, Beograd dhe Shkup.
Në vitet 1950, ai botoi një numër tregimesh të shkurtëra me tema shoqërore.
Demaçi u arrestua fillimisht për kundërshtimin e tij ndaj qeverisë jugosllave në vitin 1958, dhe u dënua me tre vjet burg; u burgos përsëri 1964-1974 dhe 1975-1990.
Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist dhe u ribotua pas viteve nëntëdhjetë.
Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.
Demaçi punoi si kryeredaktor i gazetës Zërit, me seli në Prishtinë, nga viti 1991 deri në 1993. Në vitin 1991, ai u nderua me Çmimin “Saharov” të Parlamentit Evropian për Lirinë e Mendimit.
Në vitin 1996, Demaçi hyri në politikë.
Dy vjet më vonë, ai u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shërbyer si kreu i krahut të tij politik.
Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.
Në vitin 1999, ai dha dorëheqjen nga UÇK
Demaçi ka shërbyer si drejtor i Radios dhe Televizionit të Kosovës deri në janar të vitit 2004. Ai ka mbetur aktiv në politikë, i lidhur me Albin Kurti, kreun e lëvizjes nacionaliste Vetëvendosje!
Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).
Në vitin 2010 ai mori Urdhrin “Hero i Kosovës”.
Adem Demaçi u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, më 26 korrik 2018 në Prishtinë, Kosovë.