Në një bisedë në Tv grek Alter, Prof. Konstantinos Pangalis shpjegon:…
Gazetari: Ju po na thoni, Z. Pangalis, se ka njerëz të cilët nuk janë helenë vetëm në pasaportë, po janë helenë të vërtetë.
Pangalo: Dua të shtoj disa gjëra. Kërkimi dhe zbulimi janë gjëra të paanshme. Nuk thotë kjo më pëlqen, kjo nuk më pëlqen. Zotëria, si një arkeolog me eksperiencë kupton, çfarë gjen është e mirë, pastaj po mundemi t’ia gjejmë rradhën, akoma më mirë.
Tha Z. Gjeorgjialli (ekstremist i djathtë) se tema është e hapur për lëvizjen e helenëve dhe këtu biem në një kurth shumë të madh. Sot quhemi helenë, para 30.000 viteve, si quheshim? Kjo është një dilemë. Shikojmë fise, shumë fise… Rrethi i helenizimit gjendet nëpërmjet Thrakisë deri në Thesproti.
Gazetari: A, domethënë deri aty kemi vajtur?
Pangalo: Aty, aty, jo më larg. Aty është rrethi, nuk flasim, e helenizimit po.
-Si mundemi të reklamojmë qytetërimin që lanë paraardhësit tanë në jetën e përditshme?
Do rri tek biseda e fundit që po flas për misteret e Elefshinës, në rast se nuk studiojmë fenë Judiste, e cila është feja monoteiste e epokës së vjetër… Ne nuk mundemi të mësojmë, as të kuptojmë dot asgjë, duhet të vazhdojmë të ndërrojmë krejt mentalitetin tonë, nuk rrotullohet e gjithë toka përreth “grekëve”. Por kthehemi ne dhe nuk arrijmë dot. Kishte me të vërtetë qytetërim që as nuk kalon në mendjen tonë.
Këto që mesojmë ne sot nuk janë asgjë me të vërtetën e asaj kohe, vetëm po mësuam për Arkeologjinë Judiste, Arkeologjinë helene dhe Arkeologjinë shqiptare, kushdo mund ta shikojë saktë. Mund të futen në Google, mund të shikojnë hartën dhe mund të shikojnë që vetëquhen SHQIPTARË, por ne i shajmë! Harrojmë se ata janë Ilirët, kështu! Janë Gjergjët Gjigantët, gjigantë kanë edhe hebrenjtë tek bibla e tyre. Çka po ndodh, o popull, mos i kemi shitur të gjitha me krejt kuptimin e fjalës? Në emër të kujt?