enver

Fotografia e festes se çlirimit me 29 Nentor 2013 ne Tirane ku fare qarte duken simbolet e komunizmit dhe portreti i diktatorit Hoxha

 

 

leka_autor.

Nga Lek Gjoka
Sigurisht që nuk është thjeshtë vetem një lajm ogurzi për demokracinë në Shqipëri por edhe me teper.
Pse?
Nuk ishin thjeshtë nostalgjiket e diktatorit Hoxha që me një portret të diktatorit apo me simbolet e komunizmit të rishfaqur në festën e çlirimit në sfond kur ndodheshin të tre pushtetet e Republikes së Shqiperisë presidenti, kryeministri dhe kryetari i kuvendit por problemi është që politika shqiptare hesht, policia nuk reagon.Heshtja është aq e rëndë saqë mijëra viktima të diktaturës komuniste jane rivrare e përsekutuar përsëri.Ky është një turp që nuk lahet vetem me një kerkim falje por me denim të autoreve.Ku ndodhet e djathta shqiptare? A ka Shqipëria parti të djathta apo na duhet neve shqiptaret e diaspores ta ngrejmë zërin në masmedia që politika të zgjohët nga gjumi.Sigurisht që jam për ndryshim të pushteteve por e majta qeverisese po vazhdon nga gabimi në gabim që përfiton nga një opozitë e shpartalluar psikologjikisht nga humbja e karrikeve të pushtetit që nuk arriten dot ta vejnë në sherbim të popullit i cili ia dha shpagimin me largim nga pushteti me forcen e votes(Ku disa politikane duan edhe te fajsojne popullin se i larguan nga pushteti !).
Kush është fajtor për rizgjimin e nostalgjikeve të komunizmit në Shqipëri?
E para është kushtetuta e cunguar e Republikes së Shqipërise që lejon formimin e partive me pikpamje komuniste.Ambasada e SH.B.A në Tiranë duhët ti kerkojë urgjend politikes shqiptarë jo vetëm ti denojnë krimet komunistë por të ndryshoje kushetuten dhe departamenti amerikan të gjitha partite e tilla komuniste ti fuse në listën e zeze të organizatave terroriste.Edhe B.E nuk duhet ti hapë Shqipërisë driten jeshile për asocim pa u ndare nga e kaluera diktatoriale.Komunizmi është pjelle e djallit që nuk ndryshon shumë prej terrorizmit sepse terrizon popullin e vet.Rishfaqja e simboleve të diktatures komuniste në një feste të rendesishme është një lajm i keq që duhet të shqetesoje edhe brezin e ri që fatmirësisht nuk jetuan në diktaturen më të tmerrshme komuniste të Evropes sepse po nuk reaguan kundra nuk do të kemi asnjëhëre një Shqipëri stabel kur e kaluera e përgjakur na troket në portë.Politikanë forca e brezit të ri ishtë ajo që rrëzoi diktaturen komuniste ndaj besoj se politikanet që kanë shërbyer në kohen e diktatures duhet të largohën nga politika dhe duhet të hapen sa më parë dosjet e spiuneve dhe shërbëtoreve të komunizmit që përsekutuan mijëra familje.Hapja e tyre ëshë një sherbim i çmuar për demokracinë në Shqipëri, për të ardhmen e saj Evropiane.Vështiresi ka por kanë kaluar 23 vitë nga shembja e diktatures dhë viktimat e saj nuk po gjejnë dot prehje.Rishfaqja e simboleve komuniste dhe e portretit të diktatorit është një lajm ogurzi që brezi i ri nuk do ta lejojë kurrë të minoje demokracine e brishte të Shqiperise se zhytur në korrupsion dhe nuk po gjen dot rrugen e duhur të demokracise së vertete sepse po mbahet peng nga nostalgjiket e komunizmit dhe antishqiptaret që për interesa përsonale e shesin Shqipërinë .