-Figurat kombëtare nuk i përkasin besimeve fetare por kombit shqiptar
Nga Lek Gjoka
Në mjaft përplasje të ekstremizmit fetar disa media po i hedhin me shumë benzinë një zjarri që asnjëherë shqiptaret nuk e kanë ndezur. Madje në ndonjë rast si në kalanë e Lezhës edhe shteti provokon një zjarr të tillë dukë vendosur një pllakë të Sulltanit Mehmetit pushtuesit turk ndërkohe që i gjithë komuniteti ku ndodhet kjo kala është e besimit katolik që ishin vrarë e prere nga ky Sulltan. Nuk dua të mbroj asnjë besim fetar por dua të them një realitet ku besimet fetare nuk duhet të provokohen por duhet të jetojnë në harmoni sepse të gjithë kur lindim, lindim shqiptarë pastaj zgjedhim të besojmë në bibël, kuran apo të mos besojmë fare.
Vitet e fundit pas rrëzimit të diktaturës komuniste ekstremizmi fetar filloi të gjallërohej pa mase . Vetëm po ti hedhesh një sy dy monumenteve te kulturës në Lezhë vendvarrimit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti dhe në Shkodër Kalasë së Rozafës të dy besimet fetare ai katolik dhe ai mysliman hidhen në sulm se kush do ti marre për prona ketë pjese të historisë sonë. Komuniteti katolik thotë se para pushtimit turk të dyja ishin kisha ndërsa komuniteti mysliman thotë se para 1912 ishin xhamia , madje kane edhe tapi nga Sulltani. Thënia e të dyve si katolike ashtu edhe e myslimaneve po të jete para një gjykatësi për rikthim prone kane të drejte por si komuniteti katolik edhe ai mysliman gabohen dhe duhet të zgjohen nga gjumi sepse çdo monument kulturë është pronë e trashëgimisë sonë historike dhe si të tillë i vetmi pronar është populli shqiptar .
Të njëjtën monedhe të ekstremizmit fetar e ka luajtur dhe vazhdon ta luajë shteti grek me shqiptaret etnikë të Çamërisë të besimit mysliman dukë i quajtur pakicë turke, ndërsa ortodokset shqiptare që janë arvanitasit i quan greke. Dihet botërisht gjenocidi grek ndaj shqiptareve të Çamërisë dhe besoj ne një të ardhme jo shumë të largët Greqia dhe Evropa do të detyrohen ta pranojnë realitetin e hidhur.
Edhe në ketë rast të vrasjeve masive u përdor ekstremizmi fetar.
E njëjta gjë po ndodh kohët e fundit me Kosovën. Shteti fashist serb dukë përdorur fraza ekstremiste fetare mundohet me të gjitha mënyrat ta riktheje Kosovën në përgjithësi e Mitrovicën e Veriut se pronë të sajën. Edhe treni serb që nuk u lejua të hyjë në Kosovë kishte ikona fetare. Sigurisht edhe të që nurit në një besim fetar me Federatën Ruse mori zemër dhe u hodh në provokime të një pas njëshme. Sigurisht ekstremizmin fetar të krishtere Serbia e ka thjesht si mbulese sepse në kohën e luftës , të spastrimit etnik ai nuk bëri asnjë lloj dallimi edhe nga kosovareve të besimit katolik të cilët i masakroi dhe i përzuri nga trojet e tyre etnike shekullorë shqiptare.
Ashtu sikur e hapa ketë opinion tim ku akuzova median se po i fryn zjarrit të ekstremizmit fetar sigurisht nuk janë të gjitha mediat të tilla , madje edhe mund ta bëjnë nga pakujdesia ose për me shumë klikime online. Ajo që me çuditi me shumë ishte një interviste në Gazetën Tema të Mero Bazes me një shqiptar folës ekstremistin mysliman Olsi Jazexhi. Dihet botërisht urrejtja patologjike e tij ndaj kombit shqiptar dhe besimeve të tjera fetare (sidomos ndaj asaj katolike) sepse ai është një mbeturine e pushtuesit turk dhe paguhet nga dikush për ketë pune duke vjedhur vrer kundër kombin tone. Por nuk e kuptoj se si Olsi del hapur ne mbrojte te një mësuese nga shkolla e medresesë se Shkodrës qe bën propagande fetare (denoncuar me video nga emisioni “Stop” ne TV Klan) duke thëne se ISIS është një organizate qe mbron myslimanet, qe krye terroristi i boten Bin Laden vrare nga forcat amerikane ishte i mire, qe shtypi perëndimor nuk tregon te vërteten vetëm mashtron se urren fenë myslimanë et. Personalisht nuk me shqetëson fakti se ai vjedh vrer ndaj historisë se popullit shqiptar por shtrembëron historinë dhe arrin deri atje sa thotë së Shqipërinë e bëri komb Perandori osmane-turke dhe për pese shekuj Turqia e zhvilloi kombin shqiptar pra nuk ishte pushtues po çlirimtar i saj , (Ku ne fakt me zjarr e hekur për pese shekuj pushtuesi osmane-turke u mundua ta shuante gjuhen shqipe sepse dihet qe një komb pa gjuhe zhduket përfundimisht). Me tej arrin edhe të fyej pa dorashka heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (si tradhtar te perandorisë osmane dhe si Atlet i Krishtit) si dhe shenjtoren Nënë Terezën se i përkiste fesë katolike (te njëjtën gjë ka bere edhe hoxha i Prishtinës) . Sikur ky Osli tru shpërlarë ta bënte ketë gjë në facebook e tij apo në grupime ekstremiste fetare dhe ueb të ndërtuar nga këto nuk me shqetëson dhe aq shumë. Por një media me emër dhe përvoje profesionale si Tema nuk duhej kurrë se si ti linte hapësirë të lirë një ekstremistë që na fyen figurat tona ma madhorë në botë. Nuk e di nëse institucionet shqiptare flenë gjumë, por iu duhet të zgjohen menjëherë dhe ta arrestojnë ketë person që fyen figurat kombëtarë sepse figurat kombëtare nuk i përkasin besimeve fetare qe ato kane besuar por kombit shqiptar, janë pasuri e pavdekshme e historisë sonë mijëra vjeçare
Vërtete edhe në shqiptaret kemi nevojë për qetësi, ushqim e besim shpirtëror që vjen nëpërmjet besimeve fetare por asnjëherë nuk duhet të kalojmë në ekstremizëm fetar që si frute të saj nuk ka paqen shpirtërorë por urrejtje që në shumë raste përfundojnë në luftëra, gjak, lot.
Jacksonville Florida
Janar 2017