Bujar Kapexhiu ka lindur më 22 mars 1944 në Tiranë, ku dhe u shkollua. Kapexhiu studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar, si edhe kursin e lartë pasuniversitar për regjisor po aty. Më 1968 filloi punë si regjisor në Teatrin e Estradës së Tiranës ku shkroi shumë skeçe, parodi, kuplete si edhe u mor me karikaturë për organet e shtypit.

bujar-kapexhiu
Bujar Kapexhiu “Artist i Merituar”

Në vitin 1973 si autor teksti dhe konferencier në Festivalin e 11 të Këngës në RTSH, i cili u dënua për 2 vjet nga qeveria e kohës me punë në prodhim. Më 1975 u rikthye ne Tiranë dhe u emërua si regjisor dhe piktor në Kinostudion “Shqipëria e Re” në sektorin e sapohapur të filmit vizatimor. Kapexhiu ka kryer edhe detyrën e Rektorit të Akademisë së Arteve në Tiranë. Jeton në Tiranë.

kapexhiu-duel i heshtur
Bujar kapexhiu në filmin “Duel i heshtur”

Kapexhiu është vlerësuar shumë për krijimet e tij, filmi “Zhgarravinat” (1977) ku Kapexhiu krijoi vizatimet, skenarin dhe regjinë u vlerësua me çmimin e Parë të Festivalit të III-të të filmit Ballkanik të organizuar në Stamboll, Turqi, 1979; me Kupën e Festivalit të III të Filmit Shqiptar, 21-28 prill 1979 si dhe me çmim në Napoli të Italisë në 1984. Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë në shumicën e të cilëve është skenarist ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor; mes tyre spikat edhe Pipiruku, personazhi i dashur për fëmijët i ndërtuar prej tij. “Pipiruku pret 2 miq” u vlerësua me çmim të dytë në Festivalin e VI të filmit dokumentar e vizatimor. Pas vitit ’85 iu përkushtua zhanrit të kinokomedisë duke u shquar për individualitetin e spikatur.
Në vitin 1989 u nderua me Titullin “Artist i Merituar”

b-kapexhiu
Nga botimet në shtypin e përditshëm

 

Filmografia, aktrim:
Dueli i heshtur
Dy herë mat (ka shkruar edhe skenarin e filmit)

Regji:
Edhe ashtu edhe kështu (1989)
Stolat në park (1988)
Tela për violinë (1987)
Dy herë mat (1986)

Filma vizatimore:
Zhgarravinat (1977)
Kallza e grurit (1976)
Lisharsi (1976)
Majlinda dhe zogu i vogël (1976)
Pika e ujit (1976)

Skenarë:
Edhe ashtu edhe kështu (1989)
Dy herë mat (1986)
Interpretime[redakto | redakto tekstin burimor]
Dy herë mat (1986)
I teti në bronz (1970) Spiro
Gjurma (1970)
Duel i heshtur (1967)

 

Majlinda dhe Zogu i Vogël