Edmond Budina ka lindur më 21 Mars të vitit 1952 në Tiranë. Eshtë diplomuar në Akademinë e Arteve në 1974, ka punuar për vite me radhë si aktor dhe regjisor në Teatrin Kombëtar, në të cilin ka qenë edhe anëtar i Këshillit drejtues Artistik deri në vitin 1991. Ka bashkëpunuar me shumë gazeta duke mbuluar teatrin, kinematografinë dhe televizionin, ka dhënë mësim si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) duke pasur edhe postin e zv/Drejtorit të Degës së Artit Dramatik.
Në vitin 1992 është larguar nga atdheu.
Ka interpretuar shumë role si në teatër ashtu edhe në film.
Në vitin 2002 realizon në Itali si regjisor dhe aktor filmin “Letra ere(Lettere al vento)” i cili u mirëprit nga kritika dhe artëdashësit. Gjithashtu angazhohet edhe në role dytësore në kinemanë italiane dhe në serialin televiziv italian “Un posto al sole”. Për rolin e tij në filmin me metrazh të shkurtër “Luleborë”.
Edmond Budina është vlerësuar me Çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Mesdhetar të Filmit me metrazh të shkurtër në Marok.
Edmond Budina aktualisht jeton në Bassano del Grappa (Itali).
Interpretime në Teatër:
Tymra që pastrohen
Duke u gdhirë viti 1945
Nga errësira në Dritë
Shtëpia me dy porta
Monserati
Nën dritat e skenës
Vdekja e një komisioneri
Shkallët etj.
Regji skenike:
Nënshkrimi i stuhisë
Zgjimi
Natë me Hënë (dramë që e shkroi sipas veprës së Kadaresë)
Filmografia, aktrim:
Tickets, (2005)
Lettere al vento, (2003)
Muri i gjallë, (1989)
Vendimi, (1984)
Koha nuk pret, (1984) – TV
Nusja, (1980)
Dollia e dasmës sime
Regji filmi:
Lettere al vento (2003)
Ballkan Bazar (2011)