Prof. Dr.Vasil S. Tole ka lindur më 22 nëntor 1963, Përmet. Eshtë kompozitor dhe etnomuzikolog. Shkollën e mesme e ka kryer për violinë, në vitet 1978-1982 pranë shkollës artistike “Tefta Tashko Koço”, në Korçë. Në periudhën 1983-1987 përfundon Institutin e Lartë të Arteve, në Tiranë, në degën e Kompozicionit dhe pas diplomimit, deri më 1991, punon në qytetin e Përmetit pranë Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri”. Prej vitit 1991 është pedagog i Kompozicionit dhe Folklorit Muzikor Shqiptar në Fakultetin e Muzikës pranë Akademisë së Arteve, në Tiranë. Më 1994 mbron disertacionin për gradën e Doktorit të Shkencave Etnomuzikore me temë “Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”. Në vitin 1994-1995 kryen specializimin pasuniversitar për Kompozicion në Folkwang Hochschule në Essen-Gjermani, nën drejtimin e Prof. Wolfgang Hufschmidt dhe, më 1996, bën studime të postdoktoranturës pranë Universitetit të Athinës. Në vitin 2000 fiton titullin e Mjeshtrit të Kerkimeve, Profesor i Asociuar.

vasil-tole-2
Vasil Tole

Autor i monografisë “Muzika dhe Letërsia”, ONUFRI-1997; “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut” + C.D, Tiranë 1998; “Folklori muzikor-polifonia shqiptare”-I, Sh.B.L.U 1999; “Folklori muzikor-strukturë dhe analizë”, Sh.B.L.U 2000; si dhe i shumë artikujve në shtypin periodik dhe atë artistiko-shkencor. Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe veprimtari të tjera mbi muzikën, në vende të ndryshme si në Hollandë, Francë, Itali, Austri, Greqi etj. Veprimtaria e tij muzikore përfshin atë simfonike, muzikën e dhomës dhe për instrumente solo e cila është luajtur në Shqipëri si dhe në vende të ndryshme: Itali, Gjermani, Austri, Bullgari, Greqi etj. Ka fituar disa çmime, si atë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për kompozitorin e ri më të mirë (1990), çmime në Festivalet “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” (1993,1994,1995,1997), në “Festivalin e Romancave Shqiptare” (1996, 1999), çmimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve për baletin me një akt (1998) etj. Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (2000), anëtar i “Albautorit” (1992), bashkëthemelues i shoqërisë artistike “Elena Gjika”-Përmet (1990), bashkëthemelues i shoqatës së “Muzikës së re” (1993), themelues i seksionit shqiptar të “Rilm abstract literature of music”, New York-USA (1995), bashkëthemelues dhe antar i kryesisë së seksionit shqiptar të C.I.O.F.F-it, President i Këshillit të Muzikës Shqiptare-anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës-UNESCO, antar i GEMA-s-Germany (1997), antar i SEM-it (1999)-USA, antar i IOV-Austri, drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit-Tiranë (1997-1999) etj,.

Veprat muzikore

Opera: “EUMENIDES”, për solist, kor, recitues, valltare dhe orkester . – {2004}
Veprat për Orkestër: “Eumenides”, për solist, korr dhe orkestër të madhe – {2001}
“Suita” me tema popullore greke, I,II – {2000}
“A Psalmodie bono”, për orkestër harqesh. (Interpreton orkestra e muzikes se re AMRA, Tirane.) – {1999}
“Trias” për flaut dhe orkestër simfonike – {1996}
“Genotip” për orkestër të madhe – {1996}
“Rend, rend or Marathonomak” – {1991}
“Koncert” – {1990}
“Kontrast”, variacion simfonik. – {1989}
“Poemë simfonike” – {1987}
“Suitë” me 4 kohë. – {1986}
Muzikë dhome: “Dikotomi” për kuintet fryme. (Fl, Ob, Cl in b, Horn, Fagot). – {2000}
“Hoax” për V.cello solo. – {1999}
“Ep-event” për violinë, violë dhe v.cello. – {1997}
“Shatra-Patra” për 3 daulle. – {1997}
“W” in memoriam, për Cl, Violinë, V.Cello, Piano dhe Drum I,II,III. – {1995}
“DdA”, kuartet harqesh. (Interpreton kuarteti i Akademise se Arteve, Tirane.) – {1995}
“Avaz II” për 3 Viola, 5 Violina, 2 Fl, Cl, Drum I,II. (Interpreton orkestra kontemporane e Sofies, Bullgari.) – {1994}
“Avaz” për kuartet fagotësh. – {1994}
“Pheromones” për Fl, Cl, V.cello dhe Piano. – {1993}
“Epitaf dhe Britmë”, për kuartet harqesh, Fl, Cl, Fagot dhe Piano. (Interpreton ansambli kontemporan i Akademise se Arteve, Tirane.) – {1993}
“Metamorfozë” për 24 instrumentistë harqesh. – {1992}
“Pesë skica” për kuartet harqesh. – {1991}
“Rondo” për orkestër harqesh. – {1988}
Piano: “R.I.P”. (“Rest in Peace”) – {1997}
“88”. – {1994}
“Age of Cage”. – {1993}
“Portret simbolik dhe vdekja e tij”. – {1992}
“Rondo”. – {1988}
Violinë dhe Piano: Suitë me 6 kohë.- {1990}
Sonatë me 3 kohë.- {1988}
Klarinetë dhe Piano Skerco – {1990}
Zëra Solo “Iso-Gjëma”, për 16 zëra vajzash. – {1995}
Zë dhe Piano: “Lundërtarët e vjetër”, për sop dhe piano. Poezia Arian Leka. – (2001)
“Përjetësia”, për bariton dhe piano. Poezia nga Lasgush Poradeci. – (2000)
“Ç’u mbush mali” për korr vajzash dhe piano. Poezia nga L. Poradeci. – (2000)
“Erë e borzilokut” për soprano, v.ni, v.c dhe piano. Poezia popullore. – (1999)
“Këngëzë” për soprano dhe piano. Poezia popullore – (1998)
“Sarajevaljum” për bariton dhe piano. Poezia Ervin Hatibi. – (1996)
“Bizantine”, për bas dhe piano. – (1994)
“Kosova”, për bas dhe piano. Poezia Ali Podrimja – (1989)
“Këngët e Jutbinës”. Cikël romancash për bariton, tenor dhe piano. – (1987)
Veprat muzikore në C.D. Tek C.D-“Sazet…”, vepra “Epitaf dhe britmë” për ansambël, nr. 22. Publikuar nga TEKNOTRADE. Tiranë 1998.
Tek C.D-“Memus disco 2”, vepra “Trias” për flaut dhe orkestër, nr.4, CD/2. Publikuar nga Regione Siciliana, Itali 1997.
Libra: Muzika dhe letërsia
Odiseja dhe Sirenat

Mirënjohjet

Muzikë Fitues i çmimit MUZA të MKRS, për vepren me te mirë studimore në fushën e muzikës të botuar në vitin 2002. – (2003}
Fitues i cmimit MUZA të MKRS, për veprën më te mirë skenike për vitin 2001. – (2002)
Fitues i çmimit të pare në konkursin ndërkombëtar të kompozimit “Dimitri Mitropoulos”, Athinë Nëntor 2001 me veprën “EUMENIDES”
Fitues i çmimit të tretë në festivalin e VI të “Romancës Shqiptare”-1999 me romancën “Erë e borzilokut”, poezia popullore. – {1999}
Fitues i konkursit për baletin me një akt të shpallur nga Ministria e Kulturës, me baletin “Stinët” me subjekt të Naim Frashërit. – {1998}
Fitues i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar “Il mondo in musica”, Fivizzano -Itali me veprën për orkestër harqesh “Rondo”. – {1998}
Çmimin e G.M.E.M (Grupi i Muzikës Eksperimentale Marsejë) për veprën “Shatra-patra” të interpretuar në konkursin ndërkombëtar “Ton de Leeuw”, në “Ditët e Muzikës së Re 1997”. – {1997}
Çmimi i parë për pjesën vokale “Sarajevalium”, në festivalin e tretë të “Romancës Shqiptare” – Tiranë. – {1996}
Çmimi i parë për kuartetin e harqeve “DdA” në festivalin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” – Tiranë. – {1995}
Çmimi i dytë për “Pheromones” në festivalin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” – Tiranë. – {1994}
Çmimi i tretë për “Epitaf dhe Britmë”, në festivalin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” – Tiranë. – {1993}
Çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për kompozitorin e ri më të mirë. Dhënë në “Konferencën Kombëtare të Talenteve të Reja” – Korçë. – {1990}