Një avion malajzian MH17, Boeing-777 i linjës Amsterdam-Malajzi, ka humbur kontaktet me kullën qëndrore. Avioni që kishte 295 vetë në bord është rrëzuar në Ukrainë, në afërsi të kufirit me Rusinë. Ai mendohet se është qëlluar me raketë tokë-ajër.

avioni_malezian

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të brendshëm të Ukrainës, tha për Associated Press se avioni ishte goditur nga një raketë në një lartësi prej 10.000 metrash.
Sipas Reuters avioni u gjet duke u djegur në tokë, në pjesën lindore të Ukrainës, në afërsi të kufirit me Rusinë. Avioni duhet të hynte në hapësirën ajrore ruse në orën 17:20 sipas orës lokale.
Ndërkohë separatistët rusë kanë mohuar çdo lidhje të tyre me këtë ngjarjes duke u shprehur se ata nuk kanë raketa që të godasin më shumë se 5000 metra lartësi, ndërkohë që avioni është goditur në lartësinë 10 000 metra.