Sot në Shkodër në Teatrin Migjeni, Sandër Ruçi Show

Përsëri vendlindja pret artistin e humorit  Sandër Ruçin, djalin që e lindi, e edukoi me artin, kulturën e pavdekshme që buron vetëm në shkodërloce, dhe që ai e mbart edhe në Jacksonville Florida ku ai jeton prej shumë vitesh.
“Noltalgji për vendlindjen” titullohet  Recitali i 8-të që sonte në teatrin “Migjeni”  spektatori shkodran do të ketë kënaqësinë të  ndjekë dhe të argëtohet. Ndërsa më 18 Maj i njejti recital do të shfaqet për publikun e Tiranës në sallën e Akedemisë së Arteve.

Stafi i Gazetës Vatra i uron suksese të mëtejshme artistit të njohur të humorit shkodran Sandër Ruçi, mik dhe bashkëpunëtor me Gazetën Vatra.

sandri
Sandër Ruçi, Shkodër 13 maj 2014

 

You cannot copy content of this page