Më 29 prill 1960 filloi nga puna qendra eksperimentale e Televizionit Shqiptar. Fillimi i transmetimeve shënoi lindjen e Televizionit Publik Shqiptar, TVSH. Spikerja Stoli Belli hapi programin në orën 10:00, para një kamere gjermane që ishte e vetmja në studion e vetme. Përshëndetja e parë përmes ekranit ishte ajo që shënoi edhe fillimin historisë që mban emrin Televizioni Shqiptar. Në ditën e parë të transmetimit u dha një film për fëmijë, një dokumentar, një koncert e më pas një tjetër film.

Gjithçka filloi në një banesë të thjeshtë, nga ku përshëndeti imazhi i parë i ekranit, Stoli Belli, Por pjesë e ketij  fillimi të madh ishin Beqir Derhemi, Ilia Capo, Jani Mele, Stoli Beli, Vezir Hoxha, Riza Proseku dhe pranë tyre Emil Plumbi, Liri Celi, Sali Mensori, Petrit Qylafku, etj.

Logo_RTSH

Nderim për të gjithë ata që punuan me vetmohim në gjithë këto vitë në sektorë të ndryshëm të TVSH dhe që dhanë kontributin e tyre në edukimin dhe argëtimin e brezave.