Atë Gjergji Guxeta lindi në prill 1682 në Hora e Arbëreshëve, ishte prift bizantin. Atë Guxeta ishte themeluesi i Seminarit greko- shqiptar të Palermos më 1734 ku u përgatitën ipeshkvitë, meshtarët, atdhetarët e shkrimtarët më të njohur arbëresh të Sicilisë.
Ai hodhi themelet e kulturës arbëreshe, ku do të ruheshin gjuha dhe traditat shqiptare në Sicili. Në shkollën e tij u edukua pothuajse e gjithë inteligjenca e kohës. Ai ishte nismëtar i themelimit të Kolegjit për vajzave arbëreshe të Sicilisë.
Me shkrimet e veta në mbrojtje të Kombit shqiptar dhe themelimin e Seminarit të Palermos, që do të bëhej një nga vatrat kryesore të kulturës dhe të atdhetarizmit shqiptar, ku studiuan shkrimtarë e poetë të shquar, si Gavril Dara i Riu, Giusepe Crispi, Petro Chiari Dhimitër Kamarda, Kolë Kamarda, Kolë Keta e Gaetano Petrota ai dha një kontribut të madh për Kombin.
Atë Gjergj Guxeta, ndërroi jetë në Partinico më 21 nëntor 1756.