I ftohti polar që ka pushtuar një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar dhe temperaturat më të ulëta të dy dekadave të fundit, ka bërë që Organizata Botërore e Meteorologjisë të publikojë temperaturat reale të shtatë kontinenteve, të cilat thyejnë rekordet botërore të këtyre viteve të fundit, raporton “Zëri i Amerikës” me 7 Janar 2014.
Kështu në vend të parë renditet kontinenti i Antarktidës, i cili shënon -89.2 gradë celsius,
më pas vjen Azia me -67.8 gradë celsius,
pasohet nga Amerika e Veriut e kështu me radhë.
Ja temperaturat për secilin kontinent:
Antarktidë -89.2C (Vostok,1983)
Azi -67.8C (Verhojansk, Rusi, 1892 dhe Oimekon, Rusi, 1933)
Amerika e Veriut -63C (Snag, Jukon, Kanada, 1947)
Europë -58.1 (Ust’Schugor, Rusi, 1978)
Amerika e Jugut -32.8C (Sarmiento, Argjentinë, 1907)
Afrikë -23.9C (Ifrane, Marok, 1935)
Australi -23C (Charlotte Pass, New South Wales, 1994)
Burimi :Zeri i Amerikes