new earth

Shkencëtarët kanë gjetur jashtë sistemit diellor një planet të ngjashëm me Tokën në të cilin mund të ketë jetë. Gjetja është bërë nga një ekip i astronomëve të drejtuar nga Elisa Quintana nga Instituti SETI, Ames Research Center të NASA-s. Planeti është në galaktikën tonë është 1.1 herë më të madh se toka dhe është larg vetëm 490 vjet drite. Teleskopi i Hapsirës Kepler ka gjetur 69 planete me mundësi jetë ndër 150.000 yje të vëzhguar, por ai i quajtur Kepler-186f, është planeti me kushte të përshtatëshme për të ekzistuar ujë në sipërfaqen e tij, që do të thotë se në këtë planet mund të ketë jetë jashtëtokësore.