Published On: Thu, Apr 21st, 2016

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi Kampiones Evropiane

Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi

 

Nora Gjakova, e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, në kategorinë deri 57 kilogramë

 

Kazan (Rusi), Prishtinë, 21 prill 2016 – Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi e fitoi titullin e Kampiones Evropiane, në kategorinë deri 52 kilogramë.

Xhudistja e njohur kosovare e mposhti në finale francezen Priscilla Gneto me ippon, për të fituar titullin e dytë të kampiones evropiane në karrierë.

Në Kazan të Rusisë, ku u mbajt Kampionati Evropian, u ngrit Flamuri i Kosovës dhe e ekzekutua himni i Kosovës.

Garda ushtarake ruse e ka bërë nderimin e flamurit të Kosovës gjatë kohës që ai është po ngrihej në piedestal.

Xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova, e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, në kategorinë deri 57 kilogramë

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.