vatra-fed

 

Opinion nga Albin Korabi

New York   SH.B.A.

 

Fatmirsisht “tragjedia” në ketë komedi të Konfederates Pan Shqiptarë Vatra është thjeshtë në leter dhe pa ndonjë vlere thelbesorë.E përgaditur për ndryshimin rrenjësor të Kanunorës(Kushtëtutes) së Vatres në Kuvendin e “patriotave”(të jesh patriot në Amerike duhët të jesh sësbën antar i Vatres osë simpatizant i të djathtes shqiptarë osë të bësh sikur je!) që fatmirësisht dështoi puna disa mujorë e grupit të këtij “ndryshimi” të madh.

Kush është sot në të vertete Konfederata Pan Shqiptare Vatra? Në fakt Vatra sikur thirrët shkurtimisht kjo shoqatë që pas vdekjes së Nolit dhe Konices është njëra ndër ato qindra shoqata shqiptarë të Amerikes por me një ndryshim të madh nga shoqatat e tjera. Cili është ky ndyshim? Është magazinieria e historisë së ndritur të Nolit,Konices e patrioteve të tjere por që pas shëmbjës së diktaturës komunistë në.Shqipëri sponsorizohët nga e ashtëquajtura e djathta shqiptarë. Sigurisht nostalgjia dhe respekti për ketë shoqate si e imja ashtu edhe e të gjithë shqiptareve si në Amerike edhe në vendlindje është teper e madhë por kur hyn në labirinthet edhe sipërfaqsorë të saj zhgenjehesh. Arsyja përsë zhgenjehesh? Pas vdekjes së Nolit dhe Konices veprimtaria e saj e fuqishmë filloi të shuhëj derisa sa ngeli një qiri gjysem i ndezur.Pas largimit nga Bostoni dhe vendosjes në Nju Jork fuqi i ra aq shumë saqë në mjaft raste u barazua edhe me shoqatat shqiptare ndërtuar në baza krahinorë, madje edhe me e dobet në disa raste.Ndoshta edhe mund të quhej shoqatë e “vdekur” kur për 27 vitë u rizgjodh i njëjti kryetar !..

Sigurisht që Noli ishte i majtë, madje shkroi edhe poezi për diktatorin shqiptar por asnjëhere nuk u pajtua me rrugen izoluese të Shqipërise të zgjedhur nga diktatori Hoxha dhe asnjëhere nuk e vizitoi Shqipërine ndaj nuk besoj se ju ka lenë ndonjë testament së si të drejtohëj Vatra në shekullin XXI-të përveç Kanunorës që dëshën tia fshijnë nga faqja e dheut ish komunistet dhe ish antaret e sigurimit të diktatures Hoxhistë.

Pas viteve të shëmbjës së diktaturës komunistë dhe aprovimit nga Kongresi i SH.B.A-së të llotarisë së emigrimit numri i shqiptareve të Amerikës u rrit ndjeshem.Edhe Vatra u mundua të organizohej dhe të lobontë për çështjen kombëtare ku në disa rastë ka dhenë edhe një kontribut të çmuar sidomos në mbështetjen e luftes së Kosovës apo me gjërë.Por më vonë u kthyer në një degë e të djathtes shqiptare , madje në disa raste ekstreme si në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 që del publikisht haptas në faqet e gazetes “Dielli” dukë ftuar shqiptaret që të mos hedhin asnjë votë për të majten ashtu edhe në viziten e kryeministrit Edi Rama në Amerike ku në profilin e tij në facebook një ndër drejtuesit kryesor të gazetes së Vatres flet haptazi së Edi Rama po të vij si kryetar i PS-së nuk ja hapim deren e Vatres ndersa po erdhi si kryeminister ja hapim por nuk e ftojmë!!. Çfarë është Vatra sipas drejtuesit të Diellit në kezë rast shoqatë patriotike apo dege e të djathtës shqiptare megjithese disa prej drejtuesve kanë qënë ish-komunista që ndërrojnë flamujtë sipas interesit.

Politizimi i Vatres është njëra nga gabimet e saj.Gjithesesi një dëm kolosas Vatres i vjen edhe nga hapja e degeve pa kriter, pa kontrolluar aspak biografinë e atyrë që marrin flamurin e drejtusit nese janë përsona që i respekton komuniteti ku jetojnë apo janë figura negative ku në disa raste është kjo e dyta.Dukë mos pasur një kordinim rigoroz Vatra me deget fantazma në mjaft raste të pa legalizuera në shtetet ku jetojnë nuk krijon dot bashkimin e shqiptareve të Amerikës por përçarjë dhe përçmim nga shqiptaret e thjeshtë që sa here iu përmënd Vatren mundohën të largohën sa me larg saj.

Një e papritur aspak e këndshmë ndodhi kur një dege Vatre ajo e Detroitit arrin të dërgojë edhe një nën shtese në Kanunorën e Vatres që miratohet edhe në Kuvend ku harrojnë së jetojnë në shekullin e XXI-të dhe Vatra përgaditët që të “luftojë” për bashkimin e trojeve shqiptare !.Më çfarë arme ushtarake apo politikë do tia arrijnë ketij qëllimi? Do të luftojnë vatranet e Detroitit me “topa” borë ?!. Ky nën i miratuar bie në kundërshtim të plotë më politiken e Bashkimin Evropian , me politiken e qeverive të Shqipërisë dhe Kosoves që janë të trija që të bashkohën bashkë vetem në familjen evropianë. Madje bie në kundërshtim edhe me politiken e Kongresit Amerikan që kanë deklaruar së në Ballkan nuk ka më ndryshim kufijsh. A e menduan “avokatet” e Vatres së së nuk janë të afte për një mision të tillë dhe së po bien ndesh me politikat e të tjereve apo ketë shtese po e përdorin por tiu hedhur hy syve shqiptareve sikur ato janë nacionaliste ekstreme që të shtojnë numrin e antareve për të përfituar më shumë dollare nga koutat e antarsimit ?!. A e mendoi ndonjëhere Vatra së familja ndertohet edhe nga grate ku në SH.B.A-kës po përgaditët terreni që neser një grua të zgjedhet presidente ndersa Konfederata Pan Shqiptare Vatra nuk e vendos as ujin në zjarr që të krijohet Forumi i Gruas pse jo edhe Forumi i të rinjvë vatranë !. Besoj së një ditë vatranet e vertetë do ta kuotojnë rrugën pa krye që “karreristat” dhe disa për interesa të ngushta përsonale e kanë futur Vatren dhë do të ndryshojnë kurs. Për ndryshë qiriu që ndezi Noli dhe Konica do të fikët dhe keto do të vazhdojnë sikur sot punën e magazinerit të historise së dikurshmë plot lavdi të kësaj shoqatë që tashmë është si qindra shoqatat e tjera shqiptare në SH.B.A…