vallja-rugoves-NBA
Shikuesit e ndeshjes së NBA midis Toronto Raptors dhe Phoenix Suns, në Air Canada Centre, në Toronti të Kanadasë, e kanë ndjekur për disa çaste Vallen e Rugovës.
“Shqiponjat e vogla” dhe ikona e valles popullore shqiptare, Liliana Cingu nën koreografinë e të talentuarit Ramazan Kellezi kanë performuar vallen e njohur të Rugovës në ‘Air Canada Center’, në Toronto në kampionatin e njohur amerikan të basketbollit, NBA.

Vallja shqiptare u performua në pushim të ndeshjes së NBA mes Toronto Raptors dhe Phoenix Suns, më 28 nëntor, me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar shqiptar dhe 103-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.