U nda nga jeta në moshën 75-vjeçare poeti i njohur Gjok Beci, vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin Ushtarak.

beci
Gjok Beci

Gjoka është shumë i njohur në fushën e muzikës si një nga autorët më të mirë kryesisht të këngëve epike, Poeti Gjok Beci, është i njohur për krijimtarinë e tij, për këngët popullore dhe muzikën e lehtë. Pjesa më madhe e këngëve me tekstet e tij, janë kënduar në festivalet kombëtare folkloristike si në Festivalin e Gjirokastrës, në Festivale të muzikës, popullore dhe të përpunuar por edhe në Festivalet e Këngës në RTV.
Gjok Beci ka shkruar këngë që kanë mbetur në kujtesën e dëgjuesit, për vargun e pasur me figura të fuqishme si “Xhamadan i trimërisë”, “Një zambak i bardhë mbi gur”, “Dy gëzime në një ditë”, “Rrjedh në këngë dhe ligjërime”, kënduar nga Vaçe Zela me muzikë të Fehim Ibrahimit etj.
Krijimtaria e poetike e Becit ka filluar në vitet ‘70, kur ai publikoi vëllimin poetik “Kur zgjohen bjeshkët”. e me pas vëllimin e dytë poetik, “Zambaku im” në vitin 1990. Pas viteve 90 botoi një seri me vëllime poetike, si:“Qiell e Dhe”, “Antologjia e Shpirtit” (1, 2) dhe “Thuj vetes ec”, etj.

Poeti Gjok Beci është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” në vitin 2009.