Mërkur Bozgo u lind më 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968. Pastaj për 7-të vjet punon në Radio Televizion (RTSH) dhe që prej vitit 1975, aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Në vitin 1994 doli në pension. U nda nga jeta më 11 nëntor 2017 në Tiranë.

merkur-bozgo
Në skenën e Teatrit ka interpreteer me sukses shumë role, ndër to:
Mullisi ne dramen Gjemimi i atij dimri (1978)e T. Lacos,
Folkalbi tek Intrige e dashur e F.Shilerit (1979),
Vani te pallati 176 e A.Balashit,
Ser Tobit te Nata e dymbedhjete e Shekspirit ,
Ljapkin Tjapkin tek Inspektori (Revizori) e N.Gogolit (1988),
Nako te Mysafiri i mallkuar (2003) te Ilir Bezhanit,
shkrimtari te Streha e te paharruarve e Ruzhdi Pulahes (2004),
Bakiu te Korbi i bardhe (2007 ) e Mihal Luarasit etj.

Në kinematografi roli i tij i parë ishte në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:
Në fillim të verës (1975),
Emblema e dikurëshme (1979),
Agimet e stinës së madhe (1981),
Tela për violinë (1987),
Stolat në park (1988),
Bolero (1997),
Gjoleka, djali i Abazit (2006),
Komuna e Parisit, – Seriali televiziv
Bela TV Serial (2011)