Published On: Mon, Apr 3rd, 2017

U nda nga jeta kantautori, idhull i brezit të tij, Françesk Radi

Françesk Radi u lind më 13 Shkurt 1950 në Tiranë. Ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë në vitin 1973 si instrumentist në instrumentin e kontrabasit. Ka punuar ne Fush – Arrës nga viti 1973 – 1981 si përgjegjës i Kulturës së rrethit.
Gjatë kësaj kohe është marrë me grupe artistike dhe me kompozimin e këngëve si: Sharrexhiu, Molla e kuqe etj. Më pas ka punar në Cirkun e Tiranës si kitarist dhe si këngëtar. Gjatë kësaj kohe ka kompozuar pjesë orkestrale për Cirkun, ka kompozuar disa këngë që u kënduan nga Luan Zhegu dhe këngëtarë të tjerë te njohur dhe ka kënduar shume këngë të kompozitorëve të ndryshëm.

Francesk-Radi

Françesku për një periudhë të gjatë kohë ka punuar në Estradën e Tiranës si instrumentist kitarist dhe njëkohësisht si kantautor. Nga viti 1992 ai ka punuar në Radio-Tirana si solist instrumentist. gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në Festivalet e Këngës në RTV si dhe aktivitete të ndryshme të këngës në RTV .
Françsku me këngët e tij në vite arriti të bëhej idhulli i brezit të tij.
U nda nga jeta me 3 Prill 2017.

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.