brain1

 

 

 

 

Trutë e meshkujve dhe femrave janë të ndërtuar ndryshe, gjë që shpjegon edhe arsyen se pse disa veprime kryen ndryshe nga dy gjinitë.

Një ekip kërkuesish nga Universiteti i Pensilvanisë në SHBA, skanoi trutë e 1000 meshkujve dhe femrave për të parë diferencat në funksionimin e tyre.

Nga ky studim del se truri i meshkujve kanë më shumë ndërlidhje nervore mes lobit frontal dhe atij të pasmë, dhe shumë pak lidhje mes dy hemisferave. Ndërsa ndërlidhjet më të mëdha te truri i femrave janë ato mes dy hemisferave.

Kjo diferencë ndërlidhjesh nervore, tregon se pse meshkujt, në përgjithësi, janë më produktivë në kryerjen e veprimeve si, drejtimi i biçikletave apo kanë një sens orientimi më të zhvilluar, ndërsa femrat janë më produktive në kryerjen e detyrave më të komplikuara, apo kryerjen e disa detyrave në një kohë.

Në studim del se femrat janë shumë herë më produktive sa i përket memories. Ato mund të mbajnë mend lehtë fraza fjalësh të thëna në situata të shkuara, apo fytyra njerëzish, ngjyra apo episode të së shkuarës.