Published On: Sat, Jan 13th, 2018

Tepsia qeverisëse një tepsi dështake që s’bën as për skrap

lek_gjoka1

-Nga Lek Gjoka

Marrja e tepsisë së pushtetit nga një tepsigji si Edvin Rama u duk sikur do të bëj ndonjë ndryshim si në politikën e brendshme ashtu edhe të jashtme të Shqipërisë por fatkeqësisht beri hapa kilometrike prapa . Largimi nga pushteti i LSI-së së korruptuar deri në themel nuk do të thotë sukses i socialisteve që iu hyri vetja në qejf si fitues të tepsisë se pushtetit por që në fakt morën vetëm 26% të votave të shqiptarëve . Dikur na erdhi mirë që Partia socialiste dërgoi në gjykatën kushtetuese tradhtinë e qeverisë demokratike të shitjes se detit Jon dhe fitoi por pas marrjes se tepsisë vetëm çfarë po ndodh ?
Tradhtia e re që ka zanafillën në Kretë doli menjëherë në sipërfaqe . Qeveria vendos kthimin e tokave shqiptare në varreza imagjinare historike të mbi gjoja 10 mijë ushtarëve grekë të vrare në luftën italo-greke . Nuk e kuptoj së ushtaret greke gjatë luftimeve  iu dilnin përpara ushtareve italiane dhe iu thonin na vritni se nesër pasardhësit tanë do ndërtojnë varreza greke dhe pas një ose dy shekujve do kërkojnë jo me vetëm varrezat por gjithë tokat e Shqipërisë së Jugut sepse në ushtaret greke luftuam  heroikisht në mbrojtje të tokave “greke” të Përmetit, Gjirokastrës, Këlcyrës, Kolonjës, Korçës etj .! Historianët shqiptarë po flenë gjumë apo janë frikësuar nga neo diktatura që ky kryeministër dështak po ndërton ? Gjatë gjithë luftës së dytë botërore në Shqipëri janë vrarë rreth katër mijë shqiptarë (jo 28 mijë sikur propagandonte diktatura komuniste ) si ka mundësi se në një luftë të tillë italo-greke qenkan vrarë dhjetëra e dhjetëra mijëra ushtarë grekë dhe ku në territorin shqiptar . Çfarë deshën ato në tokat shqiptare ? Kush janë atë që u vranë ? Si quhen ? Në cilat luftime u vranë ? Pse kisha ortodokse e ashtuquajtura autoqefale shqiptare është marrë me pazare varresh , me blerje eshtrash të shqiptarëve të vdekur si ushtarë imagjinare greke të vrarë ?
Këtyre pyetjeve që qeveria socialiste i anashkaloi thjeshte për ti bërë qejfin qeveris greke që të flasë një fjalë të mirë për hapjen e negociatave për anëtarësim në bashkimin evropian i vjen era tradhti kombëtare dhe tradhtarët një ditë do të dënohen .
Edvin Rama nga një piktor dështak tani po bëhet edhe një kryeministër dështak . Përveç ndërtimit të varrezave imagjinare të ushtarëve grekë po lëshohet me forcën e pushtetit jo vetëm në kanabizimin e Shqipërisë por me shitjen e çdo pasuri kombëtare sikur ti ketë prona të trashëguara nga gjyshi i tij . Me dhjetëra e dhjetëra hidrocentrale të vegjël po shkatërrojnë pronën e qindra mijëra shqiptarëve nëpër Shqipëri ku ky dështak i quan arritje të qeverise se tij . Ai me këto koncesione jo vetëm po iu rrëmben pronat shqiptareve por po i vret edhe egon e të që nurit shqiptar dukë i provokuar me flamuj pushtuesish shekullore nëpër diga hidrocentralesh sikur është rasti i qytetarëve të Mirditës . Ai jo vetëm jep urdhër që të përdoret forca ndaj mirditoreve që nuk pranojnë pushtuesin shekullor turk por kërkon që edhe ti burgose. Me pas gati njëlloj si në diktaturën komuniste del në një show mediatik si një njëri i dhembshur , si një babagjysh i vitit të ri që plotëson hallet e qytetareve. Sigurisht marrja në punë në qeverinë e tij të një vajzë të nderuar të komunitetit egjiptian në Shqipëri është diçka pozitive por që thjeshte është një reklamë njëlloj si në komunizëm sepse largimi nga puna e mijëra shqiptareve dhe zëvendësimi  me simpatizantë socialiste është ana tjetër e erret e tepsisë se tij qeverisëse.

Dukë u bërë gjoja si një sahanlëpirës i Evropës plake bëhet një bukë shkelës i një shteti që historikisht ka mbrojtur kombin shqiptar nga mos zhdukja e tij dhe ka çliruar Kosovën nga spastrimi etnik i fashistit Milosheviq.
Vota kundër Amerikës që është shitur nga ministri Bushati si votë e përbashkët e BE-së nuk besohet sepse nuk mund ta hamë sapunin për djathë . Nuk është votë pro Evropës por një votë pro Turqisë dhe vendeve të konferencës islamike ku në mbledhjen në Stamboll votojnë një rezolutë kundër njohjes se Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
Kjo tepsi pushteti po bëhet përditë e me e pa besueshme . Madje edhe Vetingu po vishet me hije dyshimi megjithëse ambasadori amerikan Donald Lu flet për hedhjen e një rrjete për kapje peshqish të mëdhenjtë por nuk e di nëse do të zëne ndonjë bretkose !.

Ky tepsigji para se të fitojë tepsinë e pushtetit i vetëm mblodhi në Tiranë një Samit të Diasporës Shqiptare madje me në fund krijoi edhe një ministri për shqiptarët jashtë Atdheut caktoi një ministër i cili ishte ndoshta personi me pozitiv në Partinë Socialiste por që kohët e fundit po hup toruan i shqetësuar nga “kazani” mediatik i Tiranës. Bërtiti me të madhe për dashurinë fallco ndaj mërgimtarëve shqiptarë dhe mori flamurin e shpëtimtarit por me duket thjeshte e bëri për të fituar sa ma shumë vota për të përlarë tërë tepsinë e pushtetit . Jo që po kujtohet me për ne emigrantet por edhe ai si politikanët e tjerë po mundohet që ato pak shoqata shqiptare të diasporës shqiptare të Amerikës që janë jopolitike të mund ti fusim si pjesë e tepsisë së tij njëlloj sikur bëri Partia Demokratike dukë bërë “pronë” të saj një shoqate me emër dhe histori nderi tek shqiptarët e Amerikës .

Megjithëse fyen median shqiptare vete personalisht po mundohet të investoi në “kazanin” mediatik te tij ne ERTV që t’iu hedhe hi syve elektoratit sepse tepsia e tij e pushtetit çdo ditë po sjell vetëm dështime. E beri gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët me “diabetin” e kanabisit dhe asnjë lloj insulinë nuk e shëron dot . Beri një kthesë 360 gradësh në politikën e jashtë dukë iu bëre servil jo vetëm e Evropës por edhe e armiqve shekullor të kombit shqiptar sikur janë Turqia, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi (sigurisht një bashkëpunim me interesa të përbashkëta duhet të mos ndërpresë kurrë midis popujve të Ballkanit ). Shqiptareve të diasporës iu la topin në fushë dhe nuk po i kujtohet me nëse ekzistojnë vetëm në rastet kur i bie rruga nga Nju Jorku . Pesimizmi tek politika shqiptare e Tiranës është aq i madh saqë populli duket se ka ngelur pa një çoban që ti drejtoje drejt familjes evropiane . E majta dhe e djathta shqiptare thjeshte hahen si qentë për tepsinë e pushtetit ndaj e vetmja zgjidhje për popullin tani ka ngelur vetëm Amerika dhe Bashkimi Evropian që me Vetingun të sisin mirë e mirë politiken shqiptare dhe të gjithë të korruptuarit e tepsisë së pushtetit , tepsi që nuk bën as për skrap të përfundojnë në pranga . Të shërohet Shqipëria nga “diabeti” i kanabizimit dhe shqiptaret të mos kenë të vetmen shprese jete largimin nga Shqipëria por si shumica e kombeve të Evropës të ndërtojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre në vendlindje sepse guri i rëndë është vetëm në vendin e vet ..

Jacksonville Florida
Janar 2017

tepsia 2 Edi Rama

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.