Published On: Wed, Nov 15th, 2017

Sportisti dhe artisti Telat Agolli

Telat Agolli u lind më 15 nëntor të vitit 1932 në Tiranë. Shkollimin e bëri në qytetin e lindjes deri edhe shkollën e lartë Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe më pas në vitet 1960-1961 do të specializohej në Kinë për akrobaci.

telat-agolli

Kampion i vendit në gjimnastikë në vitin 1954, kampion absolut në peshëngritje prej 20 vitesh, 99 rekorde kombëtare, trajner i Sport Klub “17 Nëntori” dhe ekipit kombëtar në peshëngritje, ku shquhet për rezultate të larta në nxjerrjen e talenteve të reja dhe kampionëve të ardhshëm në peshëngritje si: Pampuri, Bodinaku e Hakani. Kampion dhe rekordmen kombëtar. Jeta e tij për shumë vite gjatë kohës së komunizmit kaloi nëpër një kalvar persekutimesh.

Telat Agolli-Vitore Sallaku-1

Cirku Tirane -Telat Agolli e Vitore Sallaku

Telat Agolli është mbajtës i disa titujve:
Ne fushen e sportit: “Mjeshtër sporti”, “Mjeshtër i merituar i sportit”, “Nderi i sportit shqiptar”, në vitin 2000, “Nderi i sportit të peshëngritjes”, në vitin 2010.
Ndërsa në fushën e artit: titullin “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit”,

Tituj te tjerë: “Mirënjohje e qytetit të Tiranës”, në vitin 2000.

Telat Agolli u nda nga jeta me 13 tetor 2016 në SHBA.