Gejrgj Kastrioti- Skenderbeu
Gejrgj Kastrioti- Skenderbeu duke luftuar

Fejton nga Lek Gjoka

Duke pare zhurmën , tymtajën me të vërteta dhe të pa vërteta u nisa në një udhëtim për të takuar heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu dhe ta pyesja nëse ishte shqetësuar apo jo ?. Ka mbi 550 vite që shpirti i tij pushon në parajsën shpirtërore por miti , trimëria kalon nga brezi në brez tek ne shqiptaret që ndjehemi krenarë që jemi gjaku i tije. Nuk e di nëse do ta takoja dot dhe do të pranonte të fliste pas gjithë këtyre ngjarjeve plot mllef , inate , përplasje të pakuptimta fetare në një shtet si Shqipëri të rrethuar nga të gjitha anët me shqiptare . Me shumë shqetësohem nga përplasjet në rrjetet sociale plot fyerje dhe në disa raste edhe në kërcënime personale ndërkohe politika dhe politikanët hane “petulla” me mjaltë pa e vrarë trurin së një përplasje fetare i detyron që të rrëmbejnë paret që ja kanë vjedhur popullit shqiptar dhe të ikin nga sytë këmbët . Gjithsesi në udhëtimin tim imagjinare u nisa nga Florida drejt vendlindjes sime Lezhës sepse do të bëja një rrugë dhe dy punë . Do të çmallesha me vendlindjen dhe do flisja me kryetrimin heroin e vetëm kombëtare të Shqipërisë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Diku mbi një gurë të madhe afër Memorialit të tij buzë lumit Drin shikoj kryetrimin Skënderbe plotë buzëqeshje.
-Shumë paska ndryshuar Lisusi!- ushtoji zëri i tij nëpër Lezhë , zë që i nis me vrap drejt kalasë plot sherre sepse do vendoset një pllakë përkujtimore për Sulltan Muratin pushtues dhe mori ushtimën drejt Bjeshkës së Velës e me tej drejt Bjeshkëve shqiptarë për në Kosovës e lirë nga pushtuesit shkja.
Luajta kokën në shenje pohimi por me një mërzi shpirtërore.
-Çfarë ke së nuk të shikoj mirë?.
U shtanga pak por e mora shpejtë vetëm dhe fola me një frymë.
– Asgjë o kryetrim por kam shumë vite pa ardhur në Shqipëri dhe me ka marrë shumë malli.
-Ah malli !- foli Skënderbeu – edhe mua me kishte marrë aq shumë malli dhe kur pashë malet e Dibrës përherë të parë që kur Sulltani me pat rrëmbyer nga baba Gjon ajri kishte tjetër shije.
– Po, po nuk ka vend ma të mirë së Shqipëria për në shqiptaret por jemi ..
– Çfarë jeni ? Iu ka ra kush në qafë ?
– Jo, jo por..
– Çfarë por ? Pasi kalova unë në Amshim akoma osmanet po iu vrasin ?
– Ato kahe ikur njëqind e kusur vite por ..
– Janë kthyer prapë ? Ku janë të paret e Shqipërisë ? Pse nuk përballen me ushtrinë e tyre ?
– Jo, jo kryetrim , osmanet kanë ikur por janë rikthyer edhe me keq. Kanë ardhur me telenovela që të na shkatërrojnë historinë , të na shpërlajnë trurin, po paguajnë shumë para për shkolla turke , madje edhe për ty po iu mbushin gjepin me dollarë ca pseudo historianëve të cilët thonë së ti nuk luftove për Arbërinë por për flori dhe pasuri.
– Ha, ha, ha !- qeshi me të madhe Gjergji – për këto je mërzitur.
– Jo vetëm këto, ka edhe me tepër.
-Të quajnë shkja megjithëse e di së një bashkëfshatar i imi nga Kallmeti At Frang Bardhi ipeshkvi i Sapës që në shekullin e XVI -të i tregoi gjithë botën prejardhjen tende ilire-arbërorë-shqiptare por sot ..
– Mos u mërzit biri im – foli i me zë të larte Skënderbeu – unë jam biri i Zeusit , i Pirros, Aleksandërit , Gentit të cilët ishin gjaku ynë pra gjaku i shqiptareve.
– E di e di por..
– Çfarë ?
– Ti si ke qejf me të thirrur Gjergj Kastrioti apo Skënderbe sepse disa të krishterë të quajnë vetëm Gjergj Kastrioti së Skënderbe është emri që ta dha Sulltani .
– Biri im unë jam edhe Gjergj Kastrioti por edhe Skënderbe sepse është emri i Aleksandërit të madh Iskander dhe jam gjaku i tij ilir.
U qetësova disi. Mendova ta pyes nëse i kishte ngelur hatri së në Tiranë ia kishin bllokuar pak pamjen ballore në festën e Bajramit skulpturës së tij por u shtanga .
– Po me fsheh ndonjë gja dhe kur të kthehesh në Florida do të breje meraku .
– Jo , jo thjeshtë desha te të pyes nëse u mërzite që për Bajram në Tiranë në faljen e mëngjesit dy televizorë gjigante të bllokuan pamjen .
– Aspak biri im sepse nipi im Hamzai ka qen i martuar me një turkeshe dhe ka nipa e stërnipa majtas e djathtas këtu në Arbëri . Por unë me shumë po mërzitem se kanë kaluar pesë shekuj nga ikja ime në Amshim dhe akoma ju bijtë e mi shqiptare nuk i keni zgjidhur problemet me vetveten.
Disi u turpërova pak por i mbusha shpejt me frymë sepse të paktën krye heroi ynë nuk na kishte mbajtur inat ne shqiptareve. Desha t’i jepja dorën dhe të largohesha kur pa e kuptuar i bëra një pyetje që ndoshta nuk duhet bëre.
– Kryetrimi Gjergj Kastrioti kot sa për sport desha te të pyes se në të vërtete për 25 vite luftë luftove për Arbërinë tonë apo për Evropën dhe Krishterimin ?
Skënderbeu qeshi lehtë nën buzë por e nuhati shpejtë pyetjen time sepse kisha një merak nga shkrimet e lexuara Online ku ca shqipfolës donin të hidhnin vrer ndaj figurës së tij sepse ai gjunjëzoi Sulltanet Osmane dhe tani donin ta quanin vetëm mbrojtës të Krishterimit dhe jo mbrojtës të Arbërisë.
– Mos u merakos biri im !- ushtoi zëri i krye heroi – mushkonjat nuk ta marrin jetën thjeshtë të pickojnë pak prapa ndaj ti e di shumë mirë se çdo njëri që lind nuk e zgjedh dot kombin sepse kjo varet nga prindërit ashtu sikur ti edhe unë jam gjak Arbënor dhe jam krenar për këtë. Ndërsa për fe unë u riktheva Krishterimit sepse ajo ishte feja e të parëve të mi dhe i kisha bërë prove edhe fenë islame dhe ti e shikon vete sot pas pesë shekujsh se sa po abuzohet në emër të islamit .
– Pra kryetrim ti luftove për Shqipëri ?
-Sigurisht por dukë luftuar për Arbërinë unë mbrojta edhe Evropën e krishtere nga robëria e perandorisë Osmane pra në mënyre simbolike ashtu sikur Amerika ku ti jeton tani lufton për të mbrojtur lirinë e popujve ashtu edhe unë dukë mbrojtur lirinë e Arbërisë mbrojtja edhe lirinë e Evropës dhe njëkohësisht edhe krishterimin.
– Pra Shqipëria e para?
– Sigurisht pa Atdhe nuk ke dot as familje, as komb e as histori dhe të ardhmen.
Andej nga Bjeshkët e Velës një re e zeze u nis me vrap drejt Lezhës. Një shi i imët floridian sikur ma shpërlau mërzinë që me kishte kapluar dhe në sekonda u riktheva në Florida . Mbylla përsëri sytë por nuk arrita të rikthehesha përsëri në Lezhë për të vazhduar me tej bashkëbisedimin me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu megjithëse shpirtërisht isha shumë i qetë se ai dragoi shqiptar luftoi dhe mbrojti kombin e tij komb që lindi njëherësh me Zeusin dhe kaloi shumë dallgë jetësore por mbijetoi dhe do të mbijetojë në breza ku shpirtërisht i uroj të zgjidhe problemet që ka me vetveten dhe të udhëtojë sa me parë në familjen Evropiane sepse është dhe do të jetë pjese e atij kontinenti të vjetër dhe e asnjë kontinenti tjetër sepse nuk lidhet as gjeografikisht e as shpirtërisht me askënd tjetër përveç Evropës.

 

 

Jacksonville Florida
Shtator 2017