Published On: Mon, Oct 2nd, 2017

Shukri Kaçaniku personalitet i kinematografise së Kosoves

Shukri_Kacaniku

Shukri Kacaniku

Shukri Kaçaniku lindi më 2 tetor, 1951 është xhirues filmi-drejtor fotografie në filmat televiziv dhe kinematografik.

Filloi karieren e tij prej xhiruesit filmik me kamerën e vogël 8mm në Kino klubin Optika në Mitrovicë në vitin 1968, nën përkujdesjen e fotoreporterit të parë në Mitrovicë dhe mjeshtrit te fotografis artistike Nysret Metarapi.Nga viti 1968 deri ne vitin 1971 botoi ne revista dhe gazeta te ndryshme fotografi ,kryesisht nga lamia sportive (Rilindja, Trepça dhe Sportske Novosti-Zagreb). Në vitin 1972 punësohet ne Televizionin e Beogradit – redaksia në gjuhen shqipe, si assistent xhiruesi filmik. Ne ate kohe ishin si gjirues të kësaj redaksie: Mitalip Çoça, Rudolf Sopi, Miodrag Stojanovic, Ruzhdi Fejzullahu e Murat Zeka, kurse asistenta Shaban Gashi e Agron Sedllari.

Gjate punes ne TVB punoi me regjisorin Ekrem Kryeziu (dokumentaret TV: Kullat e Junikut, Duart e arta etj.). Ne vitin 1974 puntorët e redaksisë shqipe të TVB ishin baza kryesore e prodhimit të televizionit te sapo themeluar Radio Televizioni i Prishtinës (RTP). Ne periudhen 1972 deri me 1991 xhiroi shumë programe,emisione dhe storje e kronika te ndryshme për nevojat e TVPrishtines dhe stacioneve tjera TV , por ma së shumti u pëlqye si drejtor i fotografise ne programe artistike: filmat dhe dramat televizive. Gjatë vitit 1977-1979 ishte student ne akademin e filmit -dega e kameres filmike ne FDU-Beograd kurse me 1998 mbaroi institutin kinematografik ne Osllo-Norwegji. Gjithashtu për Kosovafilmin punoi në shumë projekte filmike. Filmin e parë dokumentare-turistikë me ngjyra-Eastmancolor 16mm e xhiroi ne vitin 1974: Kosova (regjisor: Ekrem Kryeziu), në prodhim te Lidhjes turistike te Kosoves.Gjate periudhes 1991-1999 qendroi ne Norvegji ku punoi në Nordisk Film Post Production:color timing(lexues i dritave) dhe në disa projekte filmike dhe televizive. Konsiderohet si njohës i mire i teknollogjisë kinematografike e TV dhe pioner i kinematografise dhe televizionit Kosova
Drejtor fotografie ose xhirues kryesor

Filma artistike

Kodi i jetes (2009) film artistik faza e postprodukcionit ; 35mm – regjisor Ekrem Kryeziu,
Gomaret e kufirit (2009)film artistik: teknika:35mm color widescreen -regjisor Jeton Ahmetaj
Anatema (2006)film artistik-teknika:35mm color widescreen -regjisor Agim Sopi
Etjet e Kosoves – (2005)(film artistik-Arena film Prishtina-teknika color35mm regjia:Sunaj Raça),
Language-Sproket-(2005)(film i shkurt artistik-Norwgian film Institut,Oslo-Norway-35mm-teknika color 35mm regjia Samir Zedan),
Parkens luft – (1996) (film dokumentar-Norwegian film Institut,Oslo-teknika color super 16mm regjia Samir Zedan),
Salaam Asker – (1996),(film i shkurtër artistik-Karakol film Asker,Norway-teknika Betacam SP color regjia: Temuri Kuliani and Raul Mursia-Jahen),
Bashkesia lokale-Haroje te keqen – (1988) (film artistik TV:TVPrishtina – teknika Betacam SP color regjia Emin Halili)
Kaqarreli – (1985) (film artistik TV:TVPrishtina – teknika color UMATIC regjia Fahri Hysaj),
E tërë jeta për një ditë – (1980) (film artistike TV:TVPrishtina teknika color 16mm regjia Ekrem Kryeziu)
I ikuri-Fidani (1980) (film serial artistik :TVPrishtina ,teknika color 16mm regjia Sadedin Prekazi),
Klub samoubica – (1978)(film i shkurtër artistik :Fakultet Dramskih Umetnosti-Beograd, teknika 16 mm regjia Isa Qosja),
Poseta u noci – (1978) (film i shkurtër artistik-Fakultet Dramskih Umetnosti Beograd, teknika 16mm) regjia Isa Qosja,
E kafshoja terrin’ – (1977) (film artistik TV;TV Prishtina teknika 16 mm regjia Ekrem Kryeziu), … shperblimi per filmi ma i mire i festivalit dhe çmimi roli ma i mire i femres: Nexhmije Pagarusha ne festivalin TV Portorozh 1978, filmi ma i mire ne festivalin PRIX ITALIA-MILANO 1978.
Kopshti i pleqerise – (1977) (film artistik TV-TVPrishtina teknika 16 mm regjia Skender NImani)
Binarret – (1976) (Film artistike TV-TV Prishtina ,teknika 16 mm regjia Faik Ymeri),

Filma dokumentarë:

God morgen Oslo – (1994) (reportazh dokumentare-TV Oslo-teknika Betacam SP color regjia Ole B.Bakke) ,
Srpska represija nad Albancima – (1991) (reportazh dokumentare:TV Zagreb),
Srpski izbori na Kosovo – (1991) (reportazh dokumentare:TV Zagreb)
Albanija – (1990) (reportazha dokumentare:TV Zagreb),
Protesti albanaca – (1990) (reportazh dokumentare:TV Zagreb),
Nanule – (1986) (film dokumentar:AVALA FILM Beograd-teknika color 16 mm regjia Xhelal Doberçani),
Kur pranvera xhirohet – (1979) (film dokumentare-Kosovafilm teknika color 35mm regjia Isa Qosja),
Reslovi – (1978) (film dokumentar:Kosovafilm teknika 35 mm regjioa Ekrem Kryeziu) … Çmimi Plaketa e bronzit:regjia ma e mire ne festivalin e filmit te shkurtër dhe dokumentar-Beograd 1979)
Loja e rufaive – (1977)(film dokumentar-Kosovafilm teknika 35 mm regjia Azem Shkreli dhe Gani Bobi),
Pesma za pesmu – (1977)(film dokumentar-Fakultet Dramskih Umetnosti-Beograd, teknika 16mm regjia Nezir Sefaj),
Piktori Muslim Mulliqi – (1976) (film dokumentar:TVPrishtina ,teknika 16 mm regjia Ekrem Kryeziu),
Pehlivanet – (1975) (film dokumentar-TV Prishtina -format16mm Regjia Besim Sahatqiu),
Kosova – (1974) (Film dokumentar, Lidhja turistike e Kosoves, format 16mm color regjia Ekrem Kryeziu)

Operator kamere

Anatema – (2006)
Rojet e mjegulles – (1988)
Gjurmët e barëdha – (1980)
Kur pranvera vonohet – (1980) (mini)
Era e Lisi – (1979)
Pasqyra televizive – (1966-1973)
Gjenerata e parë e baletit të TPK – Shkëndija (1972)
Kronika kulturore nga Shkupi – Shkëndija (1972) (TV)