Foto-Rexhep-çeliku-1-Kopie-1024x682 Rexhep Çeliku

Rexhep Çeliku u lind në Tiranë më 19 korrik 1954,  prej vitit 1976 ishte solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”,  me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.

Rexhep Çeliku ka interpretuar solistin e parë në rreth 200 valle, ka marrë pjesë në më shumë se 3 mijë shfaqje artistike dhe është nderuar me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare e medalje të ndryshme.

Figura emblematike dhe e veçantë e tij në skenë, kaq emocionuese sa edhe mbresëlënëse në portretin e figuren e tij është simbolizuar në thënien “Njeriu që vallëzon me shqipet” ose “Shqiponja e skenës shqiptare”.

Krijimtaria gati 45 vjeçare e tij, u botua në një monografi nga Dedin Suli.

Pasioni dhe përkushtimi ndaj valles popullore, dëshira për të dhënë gjithçka, në mënyrë të përkryer dhe bukur, në raport me simbolikën dhe estetikën e saj, e bënë Rexhep Çelikun një nga më të talentuarit valltarë që ka pasur Ansambli i Valleve.

U nda nga jeta më 12 janar 2018 në moshën 62 vjeçare.