Lin_Shllaku-1964
Lin Shllaku në vitin 1964

U nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare një prej legjendave të futbollit shqiptar, Lin Shllaku, ish kapiten i Kombëtares dhe kapiten i klubit Partizani. Lin Shllaku u lindur më 12 korrik 1938 në Shkodër.

E nisi karrierën në Shkodër por u bë i njohur në klubin Partizani, ku luajti për 15 vjet nga 1956 deri në vitin 1971, duke fituar 7 tituj kampionë dhe 7 Kupa Republike. Pjesë e ekipit Partizani, Shllaku, fitoi në turnetë e Lajpcig dhe Hanoi por dhe fitues i 1 Kupe Ballkanike. Në 70 vjetorin e themelimit të klubit të Futbollit, Partizani, ai u nderua dhe me titullin “Mjeshtër i Madh”. U nda nga jeta më 8 gusht 2016.