Published On: Thu, Jan 12th, 2017

Shuhet Anita Take

“Me keqardhje, në emër të familjes Prodani, ju njoftojmë largimin nga jeta të zonjës së nderuar Anida Take (Prodani), sot më datë 12 janar, në moshën 83 vjeçare. Ndarja e saj nga jeta erdhi për shkaqe natyrore në shtëpinë e saj”- thuhet në njoftimin e familjes së këngëtares Anita Take.

anita-take

Anita Take

Anita Take ka lindur në Korçë, më 2 prill 1934. Ajo ka spikatur që në moshë të re për vokalin e saj të veçantë. Në vitin 1951, është emëruar si këngëtare profesioniste në Filarmoninë Shqiptare, e më pas në Estradën e Shtetit. Në këtë institucion, Anida Take ka zhvilluar për 20 vjet aktivitetin më të rëndësishëm të karrierës së saj. Aty ajo u afirmua si një interpretuese cilësore dhe krijoi personalitetin e saj artistik. Nje ndikim te madh ne karrieren e saj pati njohja dhe martesa me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës të muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani. Kështu Anita Take duke interpretuar krijimtarine e Agimit qe i shkonte vokalit te saj, brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, u bë këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.
Paraqqitja e saj të fundit ishte tek spektakli “Njëqind këngët e shekullit”.
Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”.

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.