Voskopoja që u ndërtua nga një princ i Muzakajve, Petro Muzaka në vitin 1338, vetëm në shek XVII-XVIII u bë një qytet i madh me rreth 20.000 banorë që zhvillonte marrëdhënie tregëtare me Venedikun, Vjenën etj. Rreth viteve 1632 u themelua Akademia dhe Shtypshkronja, u ndërtuan Manastiri i Shën Mërisë (1712), Shën Kollit (1722) të pikturuara nga David Selenica. Vendi i mendimtarit Theodor Kavalioti, mësues e Drejtor i Akademisë.

voskopoje

Në 1714 Grigor Deda, solli një shtypshkronjë nga Venediku. Paisjet ishin, makina e shtypit, thika për prerjen e letrave, presat për lidhjen e librave dhe shkronjat e plumbit. Kështu filloi “Shtypshkronja Shën Llukaj” që kishte emblemë Kaun që shtypej në kopertinat e librave.
Shtypshkronja shtypi librat e Akademisë deri në vitin 1763. Tipograf ka qenë Grigor Konstandimidhi. Nxënës i Akademisë ka qenë edhe Dhaskal Todri.
Në Arkivin e Shtetit ruhen 18 libra të kësaj Shtypshkronje.