Published On: Wed, Sep 14th, 2016

Shqipëria, parajsë natyrore turistike

Daut emini

Daut EMINI

 

Nga Daut Emini

Nuk duhen më shumë se dy ose tre ditë për të kaluar të gjitha pjesët e Shqipërisë. Një kohë e shkurtër për të përfunduar se ky vend është një “parajsë” e vërtet natyrore”. Pyes, si ky vend aq i bukur, i dhuruar nga natyra, bie në sy nga të huajt që vizitojnë Shqipërinë, ndërsa nuk shihet nga shqiptarët. Çdo vizitor i huaj në Shqipëri fiton një përshtypje të veçantë për bukuritë natyrore të saj, kështu që me të drejtë, një autor i huaj, një artikull e ka filluar me një titull shumë të qëlluar, si: “Shqipëria, vend që mahnit turistët e huaj”!

Kush ka rastisur të lexon me kujdes shkrimet, për Shqipërinë, në gazeta të huaja ose të përcjell ndonjë reportazh nga mediumet e huaja për Shqipërinë, kanë parë se të gjithë kanë një emërues të përbashkët, si:Përshkrim të bukurive natyrore që ofron Shqipëria, me pororsi dhe mesazhe për t’u vizituar! Ka dhe shkrime të tilla, që shkruajnë vetëm zi për Shqipërinë dhe shqiptarët.

foto-nga-shqiperia-gazeta-vatra

Kështu, të gjithë artikujt, që shkruajnë për Shqipërinë, doi ndajë në tre grupe. Në grupin e parë, janë ato shkrime, që flasin për shqiptarët nëpër shekuj, që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kryesisht subjektive. Këto i përshkruajnë vetëm anët e errta të Shqipërisë dhe shqiptarëve.Grupi i dytë i shkrimeve që filloi pas periudhës komuniste, ishin mesazhe kryesisht promocionale, nga miqtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, si dhe të porositura nga Qeveritëe kaluarashqiptare. Edhe ky grup e përshkruan Shqipërinë në një ekstremitet tjetër, ‘si parajsë turistike”, nuk meriton të analizohet dhe të interpretohen, sepse si njëri dhe grupi tjetër janë subjektiv dhe përfaqësojnë anët e saj ekstreme, “pozitive dhe negative”, që nuk paraqesin një Shqipëri reale dhe të vërtet, ashtu si janë porositur, apo, autorët e tyre kanë qenë emocionalisht të ngarkuar, pse jo dhe të paguar!

Grupi i parë e përshkruan Shqipërinë si “një Ferr i kësaj bote”, me porosi se “kushdo që e viziton atë do të përballet me tmerre dhe të një populli të egër”! Ndërsa grupi i dytë e përshkruante Shqipërinë si “Parajsa e kësaj bote”, duke i ftuar turistët e huaj të vizitojnë atë në qoftë se duan të gëzohen dhe të magjepsen nga bukuritë e saj!

Grupi i tretë i shkrimeve nga autorë që kanë qenë vizitor të rasit në Shqipëri, e përshkruajnë një gjendjenobjektive, as të zezë dhe as të bardhë, as “Ferr e as Parajsë”, por ashtu si është realisht. Këto shkrime, të grupit tretë, edhe pse janë më pak në numër, krahasuar me dy grupet e para, janë më meritorët përtë analizuar, dhe të komentohet për mënyrënsi e shohin ata të vërtetën, për Shqipërinë dhe shqiptarët, e cila shpesh është edhe e hidhur për ne, por është e vërtetë dhe e drejtë! Prandaj nga këto shkrime, të grupit tretë, pasi të lexohen drejtë, duhet të nxirret mësim dhe të merren masat e nevoshme, nga Qeveria shqiptare, për përmirsimin e të gjitha atyre pikave, të cilat në ato shkrime janë treguar si elemente që janë pengesë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Gjatë analizimit me kujdes të shkrimeve objektive, të grupit tretë, padyshim se bashkë me ato, vetëvetiu, do të anailizohen edhe dy grupet e para. Pra, analiza e shkrimeve të grupit të tretë, përfshinë të gjitha elementet e përshkruara edhe në grupin e parë dhe të dytë, në përjashtim të pjesëve ku autorët kanë përshkruar fantazitë e tyre, me të vetmin qëllim, për të plotësuar ambiciet e porositësve të tyre.

Dy grupet e para, edhe pse kanë mesazhe të kundërta mes tyre, për 180 gradë, të dyja janë të dëmshëm për turizmin shqiptar. Vështirë është të përfundohet se cili prej këtyre dy grupeve është më shumë i dëmshëm, edhe pse grupi dytë sponsorohet nga paratë e qytetarëve shqiptar, ndërsa shkrimet e grupit të parë sponsorohen nga paratë e armiqtë e shqiptarëve.

Disa shkrime nga grupi i parë, të sponzoruar nga armiqtë e shqiptarëve, që i kanë përcjellë shqiptarët gjatë ekzistencës së tyre, për fat të keq, “janë ushqyer” nga vetë shqiptarët! Ka raste kur vizitor të huaj, kanë vendosur për të vizituar Shqipërinë vetëm nga kureshtja e tyre të “shohin ferrine grupit parë” ose “parajsën e grupit të dytë”! Kështu p.sh, të shtyrë nga kjo kureshtje, mund të kishin qenë të gjithë ata turistë të cilët kanë qenë viktimë të terrorit që u ka ndodhur në Shqipëri, prej nga dhe fitojnë përshtypjen se “Shqipëria është vërtetë një Ferr i kësaj bote”! Por të gjithë ata vizitorë të cilët nuk e kanë “parë Ferrin në Shqipëri”, kanë ikur të zhgënjyer sepse nuk e kanë parë “as Paradisën”! Kështu që mendoj se si njëri ashtu dhe grupi tjetër janë të dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Grupin e dytë, të cilët e bëjnë Shqipërinë “një parajsë artificiale e kësaj bote”, e konsideroj si dy herë të dëmshëm! E para është se, puna e këtij grupi, paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptar, për të përshkruar sa më bukur, duke u shërbyer nga gënjeshtra dhe mashtrime gjatë publikimit të turizmit në Shqipëri, si: “Prajsë e kësaj bote”, në mediumet më të njohura të globit, dhe e dyta, këto gënjeshtra dhe mashtrime duke qenë afatshkurtër, zbulohen nga ata që vijnë në Shqipëri “për të kërkuar parajsën”, por ikin të zhgënjyer, për të mos u kthyer më kurrë,në Shqipëri!

Këto promovime turistike nëpër mediume të njohura të botës, të bëra nga Qeveria e kaluar shqiptare, me paratë e qytetarëve shqiptar, i ngjajnë një proverbe popullore, si: “bretkosa kur e sheh Atin (Kalin) duke e mbathur, dhe ajo shtrinë këmbën të mbathet”! Pra, Qeveria e kaluar shqiptare, duke i parë promovimet turistike të vendeve të njohura, si: Dubai, Turqi, Spanjë dhe shumë vende tjera, nëpër botë, të cilat trajtohen “si parajsë” e vërtet turistike të kësaj bote, “e shtrinë dhe ajo (Qeveria shqiptare) këmbën të mbathet si ato”, duke harruar se “bretkosat nuk kanë thundra si të Atit (Kalit)”!

Prandaj, me këto, dua të përcjellnjë mesazh, për Qeverinë e re shqiptare, si shembuj të mjaftueshëm për të përdorë pasuritë natyrore që ka Shqipëria, si parakushte kryesore të nevojshme për krijimin “e parajsës së vërtetë turistike” dhe investimeve që duhet bërë, për plotësimin e standardeve për zhvillimin e turizmit bashkëkohor dhe modern, të njëjtë me vendet e lartëpërmendura.

Në përfundim, dua të përsëris edhe njëherë, kusht kryesor dhe i rëndësishëm, që e ka Shqipëria, për zhvillimin e turizmit,janë bukuritë e shumta natyrore,të cilat vështirë se mund të gjinden në ndonjë vend tjetër me turizëm të zhvilluar në botë. Ky kusht,ndonëse ështëkryesor dhe shumë i nevoshëm,nuk është i mjaftueshëm për Shqipërinë, të jetë në mesin e vendeve të zhvilluara turistike. Prandaj pjesa tjetër është në dorë të Qeverisë, dhe të shoqërisë shqiptare në përgjithësi, për ta plotësuar, në mënyrë që edhe Shqipëria të meriton të quhet “Parajsë turistike e kësaj bote”!