Leka-Flamuri-USa-Alb
Lek Gjoka

Opinion nga Lek Gjoka

Si në vendlindje edhe në SH.B.A-kes dëshira e shqiptareve për krijimin e sa me shumë shoqatave është një sëmundje e pashërueshme e trashëguar ndër vite.Sigurisht që është mirë që si në kohën e Nolit dhe Konices të gjitha shoqatat të kene një ombrelle drejtuese por është e pamundur edhe per disa breza.Pas vdekjes së diktarures komunistë në Shqipëri rrjedhja e shqiptareve drejt Amerikes është e pandalshmë.Tani ka qindra e qindra mijëra shqiptare ku brezi i ri i lindur ketu fatmirsisht po jep një kontribut të çmuar në jeten e shoqërise demokratike amerikane por dalngadale po fillon të harroje prejardhjen shqiptarë, gjuhën,kulturën,letersinë etj.Që të mos asimilohën plotësisht kane lindur e po lindin çdo ditë qindra shoqata shqiptare.Por si i shikojnë shqiptaret e Amerikes keto shoqata si bashkuese të komunitetit apo si përçares në baze krahine,besimi apo bindje politike ?
Sigurisht duhet lavderuar çdo shqiptar i Amerikes për kohën që harxhon në keto shoqata por a mundën dot ti bashkojnë shqiptaret dhe ku janë gabimet e tyrë.
Vertete harxhojnë mijë e mijëra dollare duke organizuar party për festa kombëtare me çmime të kripura , dukë ftuar këngëtarë me emer që shumica nuk këndojnë as direkt që në fakt nuk i shërben aspak kulturës shqiptare me kengen tallava por krijohën premisa të përçajnë komunitetin shqiptar nëpërmjet thashethemeve.
Perse ndodh një gjë e tillë ?
Sepse shoqatat shqiptare të Amerikes investojnë pak ose aspak ndaj medias shqiptare profesioniste që është e pa organizuar por që me fjalen e saj ka një ndikim të madh tek çdo shqiptar i diaspores së Amerikes.
Ka disa gazeta,radio,televizione(në të shumtën e rasteve amatore) që gjallërojnë jeten kulturorë të komunitetit por duke qënë me mungese të theksuar finaciare japin minumumin e tyre ndaj keto shoqatata u duhet të kontaktojnë me keto media profesionale dhe tiu rrinë larg amatoreve pasionante sepse në të vertete harxhojnë me pak para por çdo gjë përfundon në plehra një ditë dhe asgje nuk transmetohet të brezat e ardhshme si një histori e ekzistences se ketij komuniteti .
Shoqatat kujtonë shumë pak ose aspak për letersinë shqiptarë dhe shkrimtaret shqiptarë të vdekuar apo të gjallë bile edhe që jetojnë në mesin e tyre.Madje ka raste kur kryetari i një shoqate është nga Jugu duhet të kujtojë vetem poetin Naim Frashërin ndërsa kur është nga veriu vetem homerin shqiptar At Gjergj Fishta!Kesaj fatkeqsie i shtohet edhe problemi tjeter sepse as 10% e kohës nuk shpenzohet për to, për poezine e tyrë të vyera por kalohet direkt në party me këngë tallava që sigurisht kanë vendin e tyrë por në dasem daja vihen në krye të banketit ndërsa kushërinjtë kercejnë kur tiu jape leje daja pasi kryhen ritet e duhera.
Gjithashtu një gabim tjeter i vogel i shoqatave është lidhja jo e mjaftueshme me binesmenet shqiptare për projekte të ndryshme si një dokumentar televiziv për komunitetin,një reviste apo gazete shqip ku ti lihet hapesire biznesit shqiptar për reklama të ndryshme me leverdi reciproke.Pa zemer bardhesinë e biznesmeneve shqiptare shoqatat do të jenë gjysëm të vdekura.
Ku gabojnë drejtuesit e shoqatave me biznesmenet ?
Gabimi i tyrë është që keto biznesmenë të bëhën sësbën antare të shoqates dhe të harxhojnë kohë me to ndërkohë që koha është e pamjaftueshme shpesh here edhe për familjen e tyre ngaqe janë shumë të ngarkuar me biznesin e tyre.

Shoqatat shqiptare të diaspores së Amerikes i bashkojnë shqiptaret vetem atehere kur kanë një bashkpunim të ngushtë me median profesioniste dhe me biznesmene te sukseshem si dhe dukë marre sygjerime nga shqiptare profesioniste në fushen e artit,kultures dhe letersise shqiptare.

.
Jacksonville Florida
Maj 2015