VILHELME VRANARI HAXHIRAJ
VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

Vilhelmja lindi në Kaninë të Vlorës më 8 dhjetor 1944. U arsimua me shumë vështirësi. Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri (3) lëndë. Internohet përsëri me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit.Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë . Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë.Pas viteve 1990 ka punuar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Vlen të përmëndet si një veprimtare e shquar. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)

Shkrimtarja Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhëse e familjes më të lashtë të Kaninës,të Princit Gjergj Arianiti, të cilën sot pa frikë e quajnë “ Herta Muleri Shqiptare”.

 

Krijimtari letrare
Poezi:
-Loti nuk ka faj, 1996
-Të pres, 2000
-Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009.
*Prozë e shkurtër:
-Mamaja, novelë 2000
-Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)
-Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.
-Mamaja, novelë Rumanisht, 2011
-Çmimi i Dualizmit ,novelë, 2012 ShB Nacional
-Një mall i pashuar.novelë, 2014, ShB Nacional
Romane:
-Dhembje nëne, 1998
-Jetë në udhëkryq, 2001
-Ringjallur si Krishti, 2002
-Amanti i Arbërisë, 2003
-Rrëfim në të perënduar, 2007
-Unaza e Prangosur, 2008
-Zonja me karafila të bardhë, 2009
-Dritëhijet e medaljes…enigmë, 2010- ShB Nacional
-Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional –
-Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011
-“Pa Titull” Ese-publicistikë9 ShB Nacional-2011-
-Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012
-Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012
-Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012
-Ankthi i së Vërtetës, botoi – botimi i dytë, ShBNacional-2013
-Bashkë në dashuri dhe atdhetari –botim i dytë- Bukuresht 2014
-Loja e Mëkatit- Sh.B.Nacinal- 2015
-Unikale – Sh.B.Nacinal- 2015
Trilogji:
-Prolog Jete, roman I, 2007
-Vështroni Meduzën, roman II, 2005
-Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.
*Ese-publicistikë:
-“Pa Titull” -2011
*Letërsi për fëmijë:
-10 Fabula, 2000
– Bëmat e Dhelprës fabula, 2002
-Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003
-Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008
-E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009
Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:
-Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, ShB Nacional-2010
-Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, ShB Nacional 2011
-Shoku im arushi-përralla – ShB Nacional -2013

 

Krijimtaria e Vranarit përfshirë në 22 antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse
Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje:
Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj është vlerësuar me mbi 20 çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare,si:
*Çmimi “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve Vlorë (2006).
*Çmimi për “Poezinë e mirëinterpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve (2007).
*Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”
*Çmimi internacional Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali), çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri (2009).
*Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).
*Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i mediave-2009
*Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).
*Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)
*Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)
*Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)
*“Çmimi i parë” Mal i Zi” -2011
*Çmimi i tretë në prozë -2011
*Çmimi “Mirënjohje e Arsimit Shqiptar” -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)
*Vlerësohet me Urdhrin “Mjeshtre e Madhe e Penës” dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi ,më 27-6-2012 (në 100 vjetorin e Pavarësisë kombëtare)
*Çmimi “Mirënjohje e Bukureshtit” për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 Nëntor 2012)
*Shpallet “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë” në 100 vjetorin e Pavarësisë.
*Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia “Firence- Italia -2013. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)
*Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014
*Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Shoqata Atdhetare kulturore Mbarëkombëtare Labëria.
*“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015