Pëllumb Kulla ka lindur në Zëmblak të Korçës në vitin 1940. Studimet e larta i kreu në Shkollën e Lartë Teatrale “Aleksandër Mojsiu” më 1964. Pas studimeve u emërua regjisor i Estradës së Vlorës. Një vit më pas fillon si aktor në Teatrin e Vlorës.
Më 1967 si rezultant i politikës komuniste të kohës dërgohet për riedukim në gurore, minierë e më pas në ofiçinë.

pellumb-kulla
Pëllumb Kulla – Mjeshtër i Madh

Më 1972 emërohet aktor në Teatrin e Fierit, e më pas regjisor i Teatrit dhe Estradës, vend në të cilin punoi për 18 vjet.
Gjatë kësaj kohe shkruan më se 300 skeçe dhe komedi një aktëshe, 40 kuplete dhe 23 monologje, shumica e të cilave shfaqen në TV.
Më 1990 largohet nga Fieri, për të nisur punën si pedagog, e më pas Dekan i Fakultetit të Artit Skenik, Akademinë e Arteve në Tiranë. Por më 1992 emërohet Sekretar për Kulturën dhe Shtypin në Ambasadën e Shqipërisë në Bonn, Gjermani dhe një vit më pas Ambasador në Misionin Shqiptar pranë OKB, në Nju Jork (1993-1997).

Pas përfundimit të shërbimit diplomatik shtetëror doli në pension dhe u vendos me familjen në Connecticut e më pas në New York ku u angazhua për afro dy vjet si gazetar përgjegjës i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”.
Pëllumb Kulla ka bashkëpunuar thuajse me të gjitha gazetat kryesore në Shqiperi. Ai echte i njohur edhe si përkthyes i autorëve të njohur si Pirandello, Çehov, Gogol, De Mysse, Buzzatti etj.Pëllumb Kulla më 1987 a marrë Çmimin “Naim Frashëri”, Titullin “Nderi i Qarkut” Fier (2005) dhe Titulli “Mjeshtër i Madh” (2003)

Botime:
Lipe Shtogu në listë (1979)
Shoku Niqifor (1981)
Portrete pa makiazh (1983)
Po martojmë Malon (1984)
Këshilla për fëmijët e moshave nga 5 deri 55 vjeç (1988)
Teatri kjo lojë magjepsëse
Si qeshnim nën diktaturë
Rrëfenja nga Amerika
Lejlekët nuk vijnë më
Pushtimi i Amerikës (2005)
Rrëmbimi i nuses në Nju Jork (2012)
Luftë pa Fund
Kërcuri (2003)
Milioneri (2011)
Dikush duhet të vdesë (2011)
Shshsht! Ule zërin” (2013)

Dramaturgji, vënie ne skenë:
Shoku Niqifor
Dy krismat në Paris
Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë

Tv:
Nga 1977 deri më 1990 është bashkëpunëtor i përhershëm i TVSH për spektaklin e Vitit të Ri.
Filmografi, skenarë:
Telat për violinë
Stolat në park