Published On: Tue, Sep 26th, 2017

Rose Wilder Lane dhe libri “Majat e Shalës”

 

Nga Ilir Seci /

ilir_seci

Ilir Seci

Lidhur me librin “Majat e Shales”, (“The Peaks of Shala”), te autores amerikane Rouz Uajlder Lein, (Rose Wilder Lane), botim i “Ndermarrja Botuese RILINDJA”. Prishtine,1997.(Perktheu Avni Spahiu).

Kur flitet per librat e ndryshem qe udhetaret e huaj kane bere per vendin tone nuk jane te pakte emrat te cilet kujtohen menjehere ne mendjet e njerezve duke ardhe ne kujtese me veprat e tyre ashtu si e kane pershkruar vendin tone, vepra te cilat ne shumicen e tyre jane nje ndihmese e madhe ne njohjen e historise sone pse jane dokumente te rendesishme e objektive.

Shumica e ketyre veprave jane afirmuese dhe perveç ndonje autori sllav apo francez, (keta te fundit gjithmone kane pasur nje rezonance sa i takon gjykimit mbi shqiptaret!), ne keto vepra eshte lartesuar miti shqiptar duke treguar botes se keta shqiptare mes maleve te Ballkanit jane te denuar nga historia por nuk jane me te paafte se fqinjet e vet evropiane ata vetem nuk e kane pasur ende fatin e tyre historik te deshmohen si komb.

Njihet mire ketu vepra e Edit Durhamit, vepra kolosale e gjuhetareve gjermane e austriake, vepra te cilat jane njohur e publikuar nga studiuesit ne mbare viset shqiptare,duke dhene nje model mirenjohje shqiptare ndaj ketyre veprave. Por ne te njejten kohe ne disa raste jane mohuar dhe lene ne harrese nje radhe veprash qe ishin shkruar nga autore proshqiptare duke portretizuar shqiptarin me aq dashamiresi sa ky portret qendron lart ne galerite boterore te kultures.

Ne mesin e ketyre autoreve padyshim eshte Rouz Uajlder Lane, (Rose Wilder Lane), nje autore amerikane e cila ne vitin ’20 pati rastin te vizitonte viset shqiptare ne veri te vendit dhe atje u njoh me jeten dhe traditat shqiptare duke mbetur e befasuar me çfare gjeti atje dhe pas udhetimit shkruan nje liber te rralle “Majat e Shales”, (“The Peaks of Shala”) ne te cilin portreti shqiptar i dhene aty eshte i realizuar me shume dashuri e simpati e njeherit me nje objektivitet te pashoq duke kontribuar ne ndertimin e ures se miqesise shqiptaro-amerikane.

Nuk mund te teprohet nese thuhet se kjo autore ka kontribut ne ndertimin e ures se miqesise shqiptaro-amerikane sepse Rouz Uajlder Lein eshte shume e njohur si shkrimtare ne Amerike,me nje aktivitet krijues te gjate dhe me nje emer te njohur ne shume lemi,letersi per femije, te drejten e njeriut dhe publicistike, Rouz Uajlder Lein nje kohe ishte edhe autorja me e paguar ne bote dhe kishte nje aktivitet qe shkonte nga nje skaj i globit ne tjetrin,Ballkan, Lindje e Mesme e Lindje e Larget, duke dhene vepra te cila jane shume popullore ne ne Amerike e pergjithesisht ne gjithe boten anglishtfolese.

Po t’i referohemi emrit dhe “horizontit te pritjes” qe kjo autore pat ne SHBA lirisht mund te themi se Lein eshte padyshim autoria me e njohur nga bota qe ka shkruar ndonjehere per ne si komb!Ndoshta kjo ndokujt mund t’i duket e pabesueshme por kjo shkrimtare eshte shume e njohur ne SHBA, France, Angli e Australi,me nje emer te madhe ne fushen e publicistikes boterore dhe te drejtave te njeriut.

Por kjo autore ne vepren e vet per shqiptaret “Majat e Shales” kishte skalitur nje portret shume dashamires te Ahmet Zogut,kapitulli i funit i librit dhe me kete kapitull ajo e beri vepren e vet te pabotueshme ne kohen e komunizmit ne Shqiperi gje e cila pasoi me nje gjysem shekulli mungese njohjeje e tash shqiptaret rrudhin supet te habitur sepse nuk e kane degjuar kurre!Ne fakt libri eshte shperndare nen dore neper Shqiperi, ka patur edhe tentativa ta perkthenin por kurre deri ne nivelin e nje botimi te mirefillte deri ne diten kur u botua ne Prishtine ne vitin 1997 nga Enti “RILINDJA” me perkthimin e Avni Spahiut i cili ka bere nje pune te vyer ne shqiperimin e kesaj vepre duke u dhene shqiptareve nje veper qe ata e kishin merituar me kohe ta njihnin e njeherit duke shperblyer me mirenjohje edhe Rouz Uajlder Lein e cila ne fakt meriton shume me teper nga shqiptaret te cilet ende nuk e dine rendesine e atij libri ne boten e kultures.Po kush ishte kjo shkrimtare,studiuese dhe juriste qe nga Amerika erdhi ne ato vite ne Shqiperi e shkroi ate veper mbi kombin tone?

majat_e_shales

SHENIME BIOGRAFIKE …

Rouz Uajlder Lein, (Rose Wilder Lane), u lind me 5 dhjetor 1886 ne De Smet, Dakota,ishte femija i pare i Almanzo dhe Laura Ingalls Uajlder. E ema ishte nje shkrimtare e njohur dhe lindjen e se bijes Rouz e ka pershkruar ne nje liber me titull,“Kater vitet e para”.Pas lindjes Roses i takon te kete nje jete me nje varg vuajtjesh,pa u bere dy vjeç e ema semuret dhe e derguan te jetonte me gjysherit per disa muaj, pastaj behet moter vetem per pak pse i vellai i vdes pas disa ditesh,shtepia e tyre ne De Smet u digjet dhe detyrohen te shkojne njehere ne Minnesota, pastaj ne Florida, perseri ne Dakota duke u perpjekur te perballojne jeten e veshtire te asaj kohe.

ROSE WILDER LANE

Rose Wilder Lane

Gjithe kjo periudhe levizjesh e perpjekjesh ka ndikimet e veta te kjo shkrimtare sepse ajo me vone shkruan ne lidhje me keto eksperienca ne disa libra te saj. Ne 1903 prinderit e lejojne te plotesoje shkollimin e metejshem ne Louisiana qe e kryen me 1904. Duke qene nje natyre e pavarur qe ne ate kohe ajo kerkon te beje nje jete me vete meson telegrafine dhe fillon te punoje per Western Union ne fillim ne Kanzas City dhe pastaj tre vjet me vone ne Muont Vernon Indiana.

Ne vitin 1908 Rose shkon ne Kalifornia aty jeton me nje shoqe e ne kete kohe njihet me burrin e ardhshem Klere Xhillete Lein, me te cilin martohet ne mars 1909, pas martese shkojne serish ne Kanzas dhe aty Rouz nis te shkruaje per “Kanzas City Post”. Çifti kane nje femije qe nuk jeton gjate dhe vdes foshnje,e ne kohen pas kesaj fatkeqesie ata shihen te levizin disa here derisa vendosen ne Kalifornia, San Françisko ku merren me shitblerje shtepish.

Rouz vazhdon te jete nje natyre e pavarur dhe kjo prirje e karakterit te saj me kalimin e viteve vetem sa theksohet duke krijuar mosmarreveshje bashkeshortore derisa nje dite ndahet te shoqin,divorcohen ne vitin 1918. Qe nga viti 1915 ishte bere nje emer i njohur ne publicitike fale punes me “San Francisco Bulletin” dhe me 1917 boton librin e saj te pare “Henri Ford-jeta e tij” e nje vit me vone vendoset ne New York duke shkruar per nje gazeten e atjeshme “Hijet e Bardha dhe detrat e jugut” te Greenwich Village fillimisht anonime e pastaj boton me emrin e vet “Berja e Herbert Huver” liber i cili ka emer edhe sot.

Pas Luftes se pare boterore Rouz behet reportere e Kryqit te Kuq Amerikan dhe nenshkruan nje kontrate qe te raportoje si reportere ne vende te ndryshme ku shkon.Nis udhetimet neper Evrope shkon edhe ne Rusi pasi asokohe pati nje periudhe kur u influencua nga idete komunsite por me t’u kthyer nga Moska deklaron distancimin nga ato ide,sepse, “Une besoj shume ne lirine e individit dhe komunizmi nuk gje te perbashket me kete!”.

Ne mesin e gjithe vendeve te Evropes ku ajo shkon, Shqiperia behet shume shpejt vendi i saj i preferuar,nga udhetimi i pare atje frymezohet dhe shkruan librin “Majat e Shales”, njihet me Rexh Meten atehere femije jetim nga Vuthajt te cilin e adapton,e ka shoqerues e ndihmon, i paguan shkollimin e te gjithe niveleve te asaj kohe derisa perfundon universitetin ne Kembrixh, Angli, pas Luftes se Dyte Boterore Rexha u arrestua nga komunistet dhe Rouz nderhyn deri te presidenti amerikan qe t’a lirojne!

Me vitin 1924 kthehet ne SHBA shkon ne Rocky Ridge Farm por nuk qendron shume per t’u kthyer serishmi ne Shqiperi bashke me nje miken e vet dhe ben nje sere udhetimesh neper Ballkan te cilat jane botuar si shenime udhetimi ne “Udhetimi me Zenobine”,”Zenobia” ishte emri artistik i nje makine “Ford” me te cilen shetit neper Ballkan dhe me se shumti ne Shqiperi,keto shenime pat planifikuar t’i botonte ne nje permbledhje titulluar “Kopshti i Shqiperise”,me te dhena plot interes mbi jeten dhe situaten e asaj kohe ne vendin tone.

Pas kater viteve ne 1928 kthehet perseri ne SHBA si pasoje e rrjedhes se paqendrueshme te ngjarjeve ne Shqiperi e ne kete kohe nderton nje shtepi te veten ku jeton bashke me prinderit e saj duke dashur te beje nje jete te qete.Kesaj kohe nxit te emen te shkruaje kujtimet e saj si tregime per femije te cilat sot jane shume popullore,veçanerisht “Shtepia e vogel ne Prarie” ishte shume e suksesshme ne SHBA, Angli dhe Australi sepse ne vitet ’70 u be serial televiziv mjaft popullor.Keto vite Rouz shkruan edhe per vete,me 1933 boton “Lereni uruguanin te shungulloje”,ne 1938 boton “Toke e Lire” si dhe “Qyteti im i vjeter”.Me 1939 shkon ne New York boton “Me jepni Lirine” dhe pas nje viti vendoset ne Danbury, Connecticut ku fillon nje jete aktive politike si rezultat i se ciles eshte vepra “Zbulimi i lirise” qe u botua ne 1945.E ema Laura vdes me 1957 dhe pas kesaj ngjarjeje ajo vendos te permbledhe kujtimet e femijerise duke shkruar nje komplet prej shtate librash shume te njohura.

Gjate ketyre viteve ben nje sere udhetimesh ne Lindje te Mesme dhe ate te Larget duke shkruar rreth udhetimeve ne keto vise.Ne nje liber te titulluar “Islami dhe zbulimi i lirise” shkruan mbi fene islame jep mendimet e saj mbi kete fe duke shprehur simpatine e vet per kete besim dhe terheqjen qe gjeti te islami.Ne vitin 1965 shkon ne Vietnam si reportere lufte,shkruan qe andej,planifikon edhe nje udhetim neper Evrope por nuk e ben kurre sepse vdes.Rouz vdiq ne 30 tetor 1968 dhe u varros ne Mansfield, Missouri.Emri i saj eshte sot nje nder me te njohurit ne bote si aktiviste e te drejtave te njeriut e njohur nga Instituti Acton i te drejtave dhe lirive te njeriut,si nje nder shkrimtaret me te vendosura ne ruajtjen e lirise dhe te drejtave te individit si dhe perçuese e ideve me liridashese te lexuesit…

BRENDIA E VEPRES,”MAJAT E SHALES”

Libri fillon me pershkrimin e autores mbi fushen e Shkodres ku autoria futet ne gjysemerresiren e muzgut, aty ngjizet rrefimi mbi udhetimin ne Shqiperi, rrefimi mbi shqiptaret per te cilet ajo kishte pasur nje njohje fare te paket,”nganjehere emri shqiptar me dukej si emri bandit!” thote ne fillim shkrimtaria!

Dy shoqet e veta qe punonin ne Kryqin e Kuq Amerikan ne Shkoder e ftojne t’iu bashkohet atyre ne nje udhetim qe ato do te benin ne Dukagjin ate vit dhe Rouz me kenaqesi iu bashkohet. Eshte koha kur mijera refugjate lufte te larguar nga viset e tyre nga Plava e Gucia e trojet shqiptare te Malit te Zi jane vendosur ne Shkoder dhe aty kane gjetur njefare prehje me ndihmen e Kryqit te Kuq Amerikan i cili ne ate kohe i jepte ndihmat ne emer te “Komitetit per Mbrojtjen e Kosoves”.

Karvanit qe do nsite kete udhetim i bashkohet Rrok Perolli funksionar i qeverise shqiptare i cili ishte nga Peja dhe kerkonte te depertonte ne Dukagjin per te pare nga anojne kreret e Dukagjinit sepse ne pjesen veriore kishte ende forca serbe te cilat donin te merrnin tokat shqiptare. Si perkthyes marrin Rexh Meten,12 vjeçar nga Vuthajt i cili ishte jetim dhe jetonte ne Shkoder i cili ishte nje ndihmes i vyer dhe njehere i shpeton jeten Rouz Uajlder Leinit. Percjelles jane dy malesore qe bejne percjelljen neper krahina te cilet jepen vetem me emra,Qerimi,Marku,duke i derguar nga nje fshat ne tjetrin ne bese si e lype zakoni i atyre viseve.

Ne udhetim Lein pershkruan ne fillim Shkodren dhe fushen e saj,pastaj ndalet ne hollesite e terrenit ne rrugen per Dukagjin,si merren vesh me njeri-tjetrin malesoret ne qafen e Bishkashit,“thirrjet majekrahut” qe Rrok Perolli i quan “telefonat shqiptare!”,gjate kesaj pjese ndersa ata ngjiten ne perpjeten e malit te Shoshit, Lein pershkruan terrenin malos,shtepite menyren e jeteses dhe traditat qe has,nje pershkrim i rralle duke depertuar ne detaje.

Flitet per plagen e gjakmarrjes e cila ishte gangrene e kohes dhe ketu Lein thote se ne kushtet e mungeses se shtetit shoqeria e tyre ishte reduktuar ne qeverisjen prej dokeve morale e kanunit te Lekes. Femra ka nje pozite te shtypur dhe i vetmi privilegj qe gezon eshte se ajo nuk vritet si mashkulli, jeta eshte e varfer ne keto vise dhe mundesite e jetes jane te kufizuara sepse toka eshte e pamjaftueshme e me prodhim te paket.

Por mbi te gjithe keto vise kane nje pasuri qe eshte e madhe per Lein, mikpritjen te cilen e gjen ne cdo shtepi dukagjinase, respekti per te dhe jo vetem per te por edhe per Rexhen e vogel, Lein tregon se si nje nate ata priten darken deri pas mesnate “sepse mikpritesit kishin vetem mish derri per darke e meqe Rexha ishte muhamedan, duhej respektuar ndaj derguan dike ne fshatin fqinje,tre ore larg te gjente disa veze qe mund te benin darken e tij!” Lein admiron kete shpirt respekti e nderimi ndermjet shqiptareve edhe pse me fe te ndryshme e kete e thekson shume here ne veper.

thethi

Theth – Foto nga Rose Wilder Lane

Libri i Lein ne teresine e tij shquhet per pershkrime te detajuara te vendeve, fshatrave shtepive,udheve e njerezve qe ajo sheh,qe has gjate rrugetimit ne dukagjin, cka ehste nje tjeter vlere e vepres pse eshte dhe pasuri etnografike persa i takon fakteve qe sillen. Njerezit e duan shkollen ne keto ane thote Lein kur sheh se sa shume bejne ata per te pasur nje shkolle dhe ne fakt dy shoqet e Leinit ishin ne kete udhetim peikerisht per te hape nje shkolle ne Theth pasi ishin marre vesh me priftin e ketij fshati.Nje malesor qe ajo e takon i thote se “shkolla i shton fuqite e njerezve dhe i ben ata dhjetera here me te afte e me te mencur” dhe se endrra e tij “ishte te bente te birin me shkolle ne Tirane apo edhe jashte vendit!”.

Ne veper shume faqe pershkruajne doket shqiptare, zakonet e tyre,martesat e traditat e tjera shqiptare, rrefimet e mahnmitshme folkorike,perrallat me zana e ore,kenget e trimerise e ato te dashurise duke shpalose nje bote e cila jepet e magjishme ne syte dhe penen e Leinit. Gjate rruges per ne Theth ndalojne ne disa shtepi e ne secilen prej tyre ajo njeh nje rrefim me vete duke u habitur me gjeresine e shpirtit te ketyre njerezve ne nje gjeografi aq te vogel siç mund te jete Dukagjini! Disa kenge si “Kenga e Mark Gjeloshit”,”Kenga e Ahmet Zogut” jane te shkruara ne shqip nga autorja e cila i fut ne liber me ndihmen e Perollit, ne liber gjenden edhe foto te bera nga vete autoria e cila fikson njerez dhe pamje nga Dukagjini.

grua nga pulti

Foto nga Rose Wilder Lane

Rrefimet qe i kane bere me teper pershtypje Lein i ka futur te plota ne veper, keshtu shpjegimin qe i ben nje malesor plak origjines se fiseve ne Evrope e jep te plote “sesi para se te beheshin detrat fiset ishin vetem ne Ballkan dhe ne Veri te vendit dhe pastaj u bene detrat e nejrezit u shperndane”, origjines se Aleksandrit te Madh i cili “ishte nga Emadhia e Matit dhe pasi u rrit shkoi ne Maqedosi e cila ishte shqiptare po ashtu”, malesori plak i rendit edhe breznite e Aleksandrit,brezat e tij: “Karana, Cenua, Trimi, Perdika, Argua, Filipi, Ajeropi i cili u be edhe mbreti i pare i Maqedonise dhe kishte pastaj keta pinjolle,: Alqeti, Leka, Arminti, Perdika i Dyte, Arqelloja, Oresti, Arqelloja i Dyte, Arminti i Dyte, Leka i Dyte, Perdika i Trete, Arminti i Katert, Filipi i Dyte dhe Leka i madh i biri i Filipit, i cili ehste ndryshe si e njohin bota Aleksandri i Madh”!.

Njerezit ne gjithe keto vise ku ndaloi Lein ishin te informuar me ate cka ndodh me vendin e tyre dhe e perjetojne fatkqesine qe i ka pllakosur,ata e perjetojne pushtimin serb ne veri si gjeme e mendojne si ta heqin qafe,keshtu Rrok Perolli i cili ishte sekretar i Ministrit te Brendshem gjen mirekuptim me malesoret e Thethit te cilet vetem duan te clirojne bjeshket e tyre nje ore e me pare.Nje moment interesant eshte kur nje prej krereve te Thethit, Lulashi i kerkon Leinit te martohet me te “sepse ajo vjen nga Amerika e mund te ndihmoje ne mbarevajtjen e fisit te tij ngaqe ajo ka pervojen e vendit te vet!”.

Pas qendrimit ne Theth vjen udha e kthimit ne te cilen ata kalojne neper Shosh dhe aty njeh nje tjeter pervoje, te cilen e pershkruan ne kapituj e kthimit nga Thethi. Lein mahnitet nga zgjuarsia natyrale e njerezve, aty ajo sjell nje shembull shume domethenes ne nje bisede me bajraktarin e Shoshit, teksa ajo u tregon malesoreve prej nga ka ardhur dhe mundohet t’iu shpjegoje rrumbullakesine e botes,se si Lein eshte nga San Francisko e ka udhetuar rrotull derisa ka ardhur ketu ne Shosh.

Aty e ndepret bajraktari i Shoshit i cili i thote,“nese eshte ashtu, pra nese bota eshte e rrumbullaket atehere ajo duhet te levize shume shpejt sepse perndryshe ujerat do te derdheshin!”. Lein shprehet se “mbeta e mahnitur me zgjuarsine natyrale te tij dhe mendja me shkoi tek fakti se nese nje dite shqiptareve do u jepej mundesia,mendja e tyre do çudiste boten!”. Pas udhetimit neper Shosh udha e Leinit vijon me zbritjen per ne Shkoder ku pas nje qendrimi disa ditesh shkon ne Tirane pjese e cila eshte permbledhur ne disa kapituj tjere dhe flasin per ngjarje e realitete politike te asaj kohe…

ZOGU MBROJTI SHTETIN SHQIPTAR

Ne kapitujt e metejme te librit Lein pershkruan Tiranen, qyteti ato vite ishte shpallur kryeqytet i Shqiperise dhe dhe kish nisur puna per hapjen e rrugeve si ajo e Durresit, Elbasanit te cilat i realizonte Ahmet Zogu me njerezit e vet. Ate kohe krahas pepjekjeve per ndertimin e rrugeve dhe infrastruktures se kryeqytetit, Ahmet Zogu duhej te perballonte edhe pengesat e shumta qe i vinin nga elementet karrieriste e te shitur tek fqinjet shoviniste! Ne keta kapituj autoria tregon se si Zija Dibra, (Lane e cileson nje agjent italian,por edhe serb!), me Mustafa Merliken e disa tjere donin te rrezonin shtetin e dale nga Kongresi i Lushnjes dhe keshtu manipuluan prijesin popullor Elez Isufi e mesyne Tiranen ne periudhen e marsit 1922,duke synuar te marrin pushtetin.

Akti i tyre nga ana Leinit tregohet antishqiptar pse keta kishin marre para dhe arme nga Jugosllavia e Italia,duke manipuluar me krere te njohur nga krahinat e ndryshme te Shqiperise. Keshtu ata manipulojne ne veri Bajram Currin me njerezit e vet qe te mesynte Shkodren,ne Tirane manipulojne e nxisin Elez Isufin dhe keshtu mendojne se i kane bere mire planet. Anetaret e Qeverise braktisin kabinetet dhe ia mbathin duke lene vendin ne meshiren e fatit.

Ahmet Zogu si minister i Brendshem e merr situaten ne dore, nxjerr jashte ligji dhe i shpall ne kerkim si tradhtare te gjithe qeveritaret qe braktisen postet dhe pastaj rrethon Elez Isufin ne lagjen e jashtme te Tiranes ku ishte strehuar. Forcat e B.Currit ne Veri fatmiresisht nuk shkojne dot ne Shkoder sepse paralajmerohen per nje rezistence te madhe e keshtu kjo perpjekje deshton.Shkrimtaria amerikane e takon vete A.Zogun dhe zhvillon nje interviste nga e cila ajo del e befasuar.Sipas Rouz Uajlder Lein, “zgjuarsia dhe trimeria e fajkoit te Matit shpetoi Shqiperine dhe Ballkanin nga lufta ballkanike”.

Pershkrimi i figures se Zogut eshte nga te paktet qe i jane bere ketij burri shteti para se te behej mbret i Shqiperise,duke dhene nje portret me rendesi historike. Shkrimtaria tregon se si perballohet kryengritja e Mustafa Merlikes dhe Zija Dibres,drejtuar kunder Ahmet Zogut qe ne ate kohe mbante postin e ministrit te brendshem ne qeverine e Xhaferr Ypit. Kryengritja e manipuluar nga Zija Dibra beri qe malesoret e Veriut qe u sulen drejt Tiranes sepse u abuzua me nje vendim te Zogut per t’u mbledhur atyre armet.

Ata pane tek ky vendim nje perpjekje per shtypjen e lirise se tyre. Ne fund te shkurtit 1922, Hasan Prishtina dhe disa mbeshtetes te tij, Bajram Curri, Zija Dibra dhe Elez Isufi vendosen ta permbysin me force Zogun duke rekrutuar nje ushtri relativisht te madhe ne numer dhe e kercenuan Tiranen ne tre drejtime. Kryeministri Ypi, shumica e qeverise dhe deputeteve, perfshi edhe Nolin u larguan te trembur ne drejtim te Elbasanit.

Tirana u mbrojt vetem prej Zogut dhe disa pasuesve te tij, te cilet ishin mbyllur ne zyrat e qeverise. Pikerisht keto dite te veshtira pershkruan amerikanja Lane, e cila qendronte ngjitur me seline qeveritare dhe ndiqte hap pas hapi konfliktin e armatosur. Rouz Uajlder Lein tregon se si se kryengritja ndaj Zogut, vec reagimit te malesoreve dhe luftes per pushtet mes prijesave shqiptare, ishte gjithashtu e organizuar nga italianet te cilet pas disfates se Vlores me 1920 donin prape te fusnin hundet ne Shqiperi dhe keshtu manipulonin revoltat e ndryshme shqiptare.Dhe per kete sjell si argument edhe tentativen e Hamit bej Toptanit, vellait te Esatit, per te sulmuar Tiranen pasi kishte marre Durresin.

Lein paraqet koordinimin e ketij sulmi me ate te malesoreve, per ta futur Tiranen mes dy zjarreve. Gjithsesi Zogu ia doli mbane,Lein tregon nje detaj shume interesant: “Zogu kishte perdorur pergjues telefonash te cilet i kishte marre ne Austri dhe keshtu kishte ndjekur gjithe bisedat e kundershtareve te tij!” Fillimisht duke thyer sulmin e veriut mbi Tiranen. Ahmet Zogu perdori perfaqesuesin britanik ne Tirane, ministrin e plotfuqishem Harry Eyres, per te bindur rebelet te terhiqeshin. Eyres, i cili kishte qene me pare ne Stamboll kishte pervoje te madhe ne Ballkan dhe ishte njekohesisht mik i besuar i kreut te kryengritjes, dibranit Elez Isufi.Rouz Uajlder Lein tregon taktiken se si Eyres realizon negociatat mes Elezit dhe Zogut deri ne arritjen e marreveshjes mes tyre.Terheqja e Elez Isufit, largoi rrezikun e pare dhe Zogu shpartalloi pjesen tjeter te forcave rebele.

Ne kete menyre, Eyres, shpetoi jo vetem qeverine, por ndoshta edhe vete jeten e Zogut. Ky i fundit e ngriti ministrin britanik ne postin e keshilltarit personal, post qe do ta gezonin me pas te gjithe perfaqesuesit britanike te akredituar ne Shqiperi. Pas ketij episodi, Zogu fitoi prestigj te madh, pasi shqiptaret vleresuan shume qendrimin e tij heroik, ndersa pjesa tjeter e qeverise ia kish mbathur. Autoriteti i tij u rrit dhe ai ndermori nje vale spastrimesh dhe represioni qe ndikoi ne vendosjen e rendit dhe qetesise.

Zogu riktheu ne fuqi Ypin edhe pse ishte kryetar i nje qeverie te arratisur me turp dhe vetem nente muaj me vone, me 16 dhjetor 1922, si pasoje e krizes ku po hynte vendi dhe paaftesise se qeverise, Zogu e zevendesoi Ypin ne postin e kryeministrit. Ne ate kohe Ahmet Zogu edhe pse vetem 27 vjecar i bindi te gjithe te ishin dakort se ai ishte i vetmi qe mund te mbante ne kembe strukturen e brishte te shtetit shqiptar! Te gjitha keto ngjarje i ka jetuar dhe paraqitur Rouz Uajlder Lein, e cila u njoh fillimisht me Ahmet Zogun, ndersa trokiti ne zyren e tij te ministrit te Brendshem per t’i kerkuar nje leje per te udhetuar ne malesite e veriut.

Pastaj ajo e takon perseri dhe kerkon ta intervistoje ndersa mbetet e habitur kur e njohu me shume, ja fjalet e saj:“Pata intervistuar pa entusiazem te vecante cdo anetar te kabinetit shqiptar me perjashtim te Ahmetit, fajkoit, prijesit te Matit. Nga ato qe dija e kisha degjuar prisja te isha mjaft entusiaste nga Ahmet Bej Mati, megjithese me duhet te pranoj se nuk impresionohesha kollaj si nga burrat e shtetit ashtu edhe nga ushtaraket. Gjithsej gjashte shkencetare dhe biznesmene ishin heronjte e mi. 

 

Por pse valle vetem pas tre minutash bisede me Ahmet Bej Matin une i shtova kesaj listes sime te vogel kete prijes malesh te fiseve gjysem te zbutura, i cili me siguri nuk dinte asgje si nga shkenca ashtu dhe nga biznesi modern?”. Vepra pas pershkrimit te mbrojtjes se shtetit nga A.Zogu mbyllet sepse autoria planifikonte nje tjeter veper vazhdim te librit “Majat e Shales”, qe eshte projekt tek “Udhetimi me Zenobine”, duke dashe te percjelle te plote simpatine e Leinit mbi shqiptaret.Nuk mund te gjenden shume vepra ne te cilat bota shqiptare eshte perfshire aq gjeresisht dhe me detaje si ky liber i Leinit duke forcuar miqesine shqiptaro-amerikane!

Edhe njehere e perseris se nje autore aq e njohur si Rouz Uajlder Lein e realizoi nje gje te tille sepse duke pase parasysh milionat e lexuesve te saj ajo krijoi nje opinion te tere proshqiptar qe ne ate kohe e tregoi Presidenti Uilson me fjalen e tij ne Lidhjen e Kombeve kur perkrahu shqiptaret dhe Shqiperine. Rouz Uajlder Lein ka bere shume per shqipatret me vepren dhe aktivitetein e vet,tashti eshte radha e shqiptareve te bejne per te!Ne nje kohe kur sheshet e shume qyteteve shqiptare mbajne emrat e politikaneve te huaj te cilet as qe kujtohen me ne vendet e veta nuk eshte gjetur dot nje rruge qe mbaje emrin e Rouz Uajlder Leinit,kur dihet kontributi i saj per Shqiperine e shqiptaret, simpatia dhe zelli me te cilin ajo i perkrahu dhe i pershkroi ne vepren e saj.