Published On: Wed, Jan 17th, 2018

Roland Trebicka

Roland Trebicka lindi në Korçë në 17 janar të vitit 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në vendlindje.
Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose sic thuhej “Estrada e Ushtarit”. Në vitin 1971 u bë pjesë e trupës së Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) ku punoi deri më 1999. Pas një shkëputje tre vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.
Në Teater arriti sukses të madh me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë.
Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961.

land-trebicka

Roland Trebicka, Artist i Merituar

Role në Teatër:
Magjia e madhe
Don Zhuani
Revizori
Një burrë me trandafil
Mbreti po vdes
Martesa e avokatit
Berberi i Seviljes
Te gjithë kanë huqe
Kohë për t‘u çmendur
Po vjen ai
8 persona plus
Valsi i Titanikut
Pallati 176
Në Film:
Kërkohet një gënjeshtar
Tifozët
Endërr për një karrikë
Radiostacioni
Koncert në vitin 1936
Debatik

Roland Trebicka është nderuar me titullin “Artist i Merituar” dhe “Qytetar Nderi” i Korçës.
U nda nga ne më 6 mars 2013.