Rexhep Qosja
Rexhep Qosja-shkrimtar

Rexhep Qosja ka lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit të Zi, është akademik shqipatarë.

Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci.Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin “Doktor i shkencave filologjike” me temën “Asdreni-jeta dhe veprat”. Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpërblimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – 7 Korriku, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, Gjilani Çmimin letrar- Beqir Musliu, më 22 qershor 2012 ia dorëzoi akademikut Rexhep Qosja [2] etj. Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”. Qosja është anëtarë i rregullt i ASHA të Kosovës..
BIBLIOGRAFIA E BOTIMEVE

Rexhep Qosja : Realiteti i shpërfillur

Rexhep Qosja : Mite të zhveshura (Dramë)
Tituj të veprave

Çështja shqiptare: historia dhe politika Autori: Rexhep Qosja. Botuesi: Toena. Viti i botimit: 1998. Faqet e librit 364. ISBN 99927-1-068-3

Episode letrare – (1967)
Dialog me shkrimtarë – (1968)
Antologjia e lirikës shqipe – (1970)
Kontinuitete – (1972)
Asdreni – jeta dhe vepra – (1972)
Panteoni i rralluar – (1973)
Vdekja më vjen prej syve të tillë – (1974)
Shkrimtarë dhe periudha – (1975)
Anatomia e kulturës – (1976)
Mite të zhveshura – (1978)
Prej tipologjisë deri te periodizimi – (1979)
Morfologjia e një fushate – (1980)
Nocione të reja albanologjike – (1983)
Historia e letërsisë shqipe I – (1984)
Historia e letërsisë shqipe II – (1984)
Antologjia historike e letërsisë shqipe – (1985)
Historia e letërsisë shqipe III – (1986)
Porosia e madhe – (1986)
Populli i ndaluar – (1990)
Strategjia e bashkimit kombëtar – (1992)
Çështja shqiptare: historia dhe politika – (1994)
Ligjërime paravajtëse – (1996)
Fjalor demokratik – (1997)
Paqja e përgjakshme: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën – (1999)
Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, (2001)
Asdreni, jeta dhe vepra e tij, Toena, Tiranë, (2002)
I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, (2002)
Ideologjia e shpërbërjes – (2006)
Realiteti i shpërfillur (Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar) – (2006)
Rilindja e dytë
Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne – 2007
Nata është dita jonë, – 2007
Shqipëria dhe Kosova – Si janë dhe si do të duhej të jenë, Toena, – (prill, 2013)
Dëshmitar në kohë historike 1966-1974 – Ditar I – (prill, 2014)
Dëshmitar në kohë historike 1975-1978 – Ditar II – (Maj, 2014)
Dëshmitar në kohë historike 1979-1981 – Ditar III – (qershor, 2014)
Dëshmitar në kohë historike 1982-1983 – Ditar IV – (shtator, 2014)

Në vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29 vëllime, i cili në pesë cikle përmban këto vepra:

I. Veprat historiko-letrare:
1. Vazhdimësi, 2. Panteoni i rralluar, 3.Asdreni – jeta dhe vepra, 4. Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, 5. Anatomia e kulturës, 6. Nocione të reja albanologjike, 7. Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 1, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 2, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 3, 8. Porosia e madhe, 9. Tri mënyra të shkrimit shqip, 10. Semantika e ndryshimeve historiko-letrare.
II. Veprat letrare:
11. Antologjia e lirikës shqipe, 12. I ringjalluri i penduar, 13. Mite të zhveshura, 14. Vdekja më vjen prej syve të tillë, 15. Një dashuri dhe shtatë faje, 16. Nata është dita jonë, 17. Bijtë e askujt 1, Bijtë e askujt 2.
III. Veprat historike dhe historiko-dokumentare:
18. Çështja shqiptare – historia dhe politika, 19. Programet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve, 20. Paqja e përgjakshme, 21. Tronditja e shekullit 1, Tronditja e shekullit 2, 22. Rilindja e dytë.
IV. Veprat publicistike:
23. Populli i ndaluar, 24. Strategjia e bashkimit shqiptar, 25. Ligjërime paravajtëse, 26. Fjalor demokratik, 27. Demokracia e shpërdorur, 28. Intelektualët, etika dhe politika.
V. Veprat polemike:
29. Morfologjia e një fushate, Ideologjia e shpërbërjes, Realiteti i shpërfillur, Të vërtetat e vonuara .