Published On: Mon, Dec 4th, 2017

Rauf Dhomi Akademik, kompozitor

Rauf Dhomi

Rauf Dhomi Akademik, kompozitor

Kompozitor shqiptar Rauf Dhomi u lind në Gjakovë më 4 dhjetor të vitit 1945 në një familje me tradita në këngën qytetare.
Shkollën fillore e kryen në Gjakovë, ndërsa studimet për muzikë i fillon në Shkollën e Muzikës në Prizren në degën e teorisë (1961-1965). Studimet e larta për muzikë i kryen në Akademinë e Muzikës në Sarajevë, për kompozimit e dirigjimit në klasën e prof. M. Spiller në vitet 1965-1969. Pas studimeve punoi si asistent (lënda e harmonisë) pranë të njëjtës Akademi (1969-1970) në të cilën mbron edhe diplomën në vitin 1970. Më pas, në vitet 1972-1973 kryen edhe studimet pasuniversitare për kompozicion pranë Akademisë së Sarajevës, në klasën e Prof. M. Spiller.
Pas diplomimit, R. Dhomi kthehet në Kosovë ku fillon punën pranë gjimnazit H. Dushi (1969-1970). Krahas punës së pedagogut aktivizohet edhe në jetën kulturore të Gjakovës duke themeluar Korin e Burrave të atij qyteti, në vitin 1965 dhe duke bërë një jetë koncertore intensive me të. Në vitin 1971 punësohet pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike në degën e Muzikës dhe që prej vitit 1975, vit në të cilin u hap Fakulteti i Arteve i Prishtinës, e deri sot punon si profesor pranë këtij institucioni. R. Dhomi është anëtar i Akademisë se Shkencave dhe të Arteve të Kosovës që prej vitit 1992. Më 1 mars të vitit 2003, R. Dhomi themeloi trupën e Operës së Kosovës, dhe me 1.01.2004 themeloi Konservatorin Artistik pranë këtij Institucioni.
Krijimtaria e R. Dhomit është e pasur dhe e larmishme. Ai ka kompozuar në të gjitha gjinitë e muzikës, me një prirje të veçantë për muzikën vokale (koralet e shumta dhe veprat skenike ku përveç operave mund të përmendim edhe muzikën për teatër e cila është me të vërtetë në numër impresionant – rreth 300 muzika për vepra të vendosura në teatrot e Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Shkup, Prizrenit etj.). Muzika e tij është luajtur në të gjitha aktivitetet kryesore të Kosovës dhe të ish Jugosllavisë dhe në Shqipëri dhe është botuar në Kosovë dhe në Shqipëri.
Për aktivitetin dhe veprën e tij, R. Dhomi është nderuar me çmime, shpërblime dhe dekorata të shumta ndër të cilat përmendim Qytetar nderi i qytetit të Gjakovës (1979), Dhuratën e Dhjetorit (1980), Dekoratën me merita për popull me rreze të arta (1981) si dhe Shpërblimin për muzikën më të mirë në festivalin e teatrove në Beograd në vitin 1990 (e refuzuar).

 

Vepra skenike
Goca e Kaçanikut, operë në dy akte dhe tri tablo, (opera e parë kosovare), libreti A. Dhomi dhe J. Buxhovi sipas novelës së M. S. Gurra, 1971/72, (bot. ShQKP, Tiranë, 1980 dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 1997).
Dasma arbëreshe, operë në tri akte, libreti A. Dhomi, sipas G. del Gaudio, 1982-1983 (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, viti 2004).
E bukura More, balet në tre akte, muzika dhe libreti R. Dhomi, 1984.
Muzat e Kalasë, operë, 2004 (në përfundim).

Vepra vokale instrumentale

Rondo, për violonçelë dhe orkestër simfonike, 1965 (Bot. SHKQP, Tiranë, 1986).
kor dhe orkestër sinfonike, 1966-1983.
Requiem, vepër e papërfunduar, 1966-1968.Këngë sokemne, këngë për solist dhe orkestër sinfonike, teksti A. Dhomi, 1971.
Vatra e urtësisë, kantatë për solist, kor, recitatues dhe orkestër sinfonike, teksti E. Gjerqeku, 1985.
Uratë vashave, kantatë për solist, kor dhe orkestër sinfonike, teksti A. Dhomi, 1990 (me rastin e 100-vjetorit të shkollës së parë shqipe në Prizren).

Vepra për orkestër

Uvertura solemne, për orkestër sinfonike, 1969.
Scherzo, për orkestër sinfonike, 1966.
Epopeja, për orkestër sinfonike, 1978.
Uvertura, nga opera Goca e Kaçanikut, 1972.
Suitë sinfonike, 1993.

Këngë solo për zë dhe piano

Pranvera, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ajmone Dhomi, 1985.
Këngë pleqërishte, për zë (S apo T) dhe piano, teksti L.Pogradeci, 1985.
Pa lamtumirë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ajmone Dhomi, 1971.
Dashuri e parë, për zë dhe piano, teksti A.Z.Cajupi, 1969.
Vjeshta, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ndre Mjeda, 1970.
Vajta-kalova, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Arbëreshe-popullore, 1986.
Bandillët në gjumë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti R.Dhomi, 1980.
La mia vita, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Domenico Randelli, 1995.
Kopshti i dashurisë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti A.Z.Çajupi, 1984.

Muzikë dhome

Rondo, për violonçel dhe piano, 1965 (bot. ShQKP, Tiranë, 1986).
Passacaglia, për piano solo, (mes 1966-1969).
Scherzo, për piano solo, (mes 1966-1969).
Kujtime, për piano solo, (mes 1966-1969).
Variacione, për piano solo, (mes 1966-1969).
Sonata Nr. 1, për piano solo, (mes 1966-1969).
Kuartet për harqe në F Dur, 1968, Shpërblimi i parë në Fest. Anonim të Rinisë Jugosllave, 1967 (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2001).
Elegji, për zë (S apo T) dhe piano, teksti R.Dhomi, 1970.
Mall dashurie, për piano solo, (mes 1990-1999).
Nocturno albanese, për piano solo, (mes 1990-1999).
Album për fëmijë, për piano solo, (mes 1990-1999).
Evergreen, për piano solo, (mes 1990-1999).
Impresione dardane, për piano solo, (mes 1990-1999).
Album për kitarë Nr. 1 (Hareza, malllëngjimi, Nga dritarja e De Radës, Marsh Napoloni, Arioso, Iluzione lirike, Valse albaneze, Si lojë) 1993.
Album për kitarë Nr. 2 (Alla variationi, Loja e princave, Këngë,m Valleza shqipe, Antike shkodrane, Impromptu kosovare, Capriccion Nr. 1, Capriccio albaneze, Doli hëna) 1994.
Balladë, për zë (S apo T), teksti A.Podrimja, 1999.
Etud-Capriccio Nr. 1, për violinë solo, 2001.
Alla cadenza, për violinë solo, 2001.
Temë me variacione Nr. 1, për violinë solo, 2001.
Etud-Capriccio Nr. 2, për violinë solo, 2001.
Temë me variacione Nr. 2, për violinë solo, 2001.
Trio in A, për flaut, violinë dhe violë, 2002.
Trio in a-minor, për tre kitara, 2002.
Duo in G, për dy violonçelë, 2002.
Kuintet, nga opera Goca e Kaçanikut, për flaut, oboe, klarinetë, corno in F dhe fagot, 2002.

Vepra korale

a. Përpunime këngësh popullore
Te mullini përmbi vijë, për kor të përzier dhe solist, teksti popullor, 1969 (bot. Akademia e Muzikës, Sarajevë, 1969).
O po gjeta një bilbil me vesë, për kor të përzier, teksti popullor, 1977 (bot. BVI Prishtinë, 1984).
U çu rrushja, për kor burrash, teksti popullor, 1981.
Te mullini përmi vijë, për kor mikst, teksti popullor, 1969 (bot. Akademia e Arteve, Sarajevë, 1970).

Këngë të ndryshme

Pogradeci, për kor të përzier dhe solist, teksti L. Poradeci, 1966, Shpërblimi i parë në Fest. Anonim të Rinisë Jugosllave, 1967 (bot. BVI, Prishtinë, 1984).
Nga malli i dashurisë, potpurri këngësh për kor të përzier dhe solist, teksti popullor, 1987.
Varka, për kor të përzier, teksti popullor, 1988.
Vjeshta iku, për kor të përzier, teksti popullor, 1986.
Kujtimi i saj, për kor burrash, teksti popullor, 1985.
Pi e puth, për kor burrash, teksti A. Asllani, 1985.
Zemra e liqerit, për kor të përzier, teksti L. Poradeci, 1967, Shpërblimi i dytë në Fest. anonim të Rinisë Jugosllave, 1968 (bot. BVI, Prishtinë, 1974).
Ro-ko-ko, për kor burrash, teksti popullor, 1973.
Muzgu, për kor burrash, teksti popullor, 1974.
Kanon, për kor burrash, teksti popullor, 1974.
O yll i bukur, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1986.
Çanakala, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1982.
Doruntina, për kor të përzierë, teksti N. S. Hoxha, 1981.
Natë e qetë, për kor të përzier, teksti R. Dhomi, 1980.
Kij besim te unë, për kor burrash, teksti popullor, 1983.
I brengosur, për kor burrash, teksti popullor, 1983.
O moj nëno, për kor burrash, teksti N. S. Hoxha, 1984.
O bilbil, për kor burrash, teksti popullor, 1984.
Pëllumbesha, për kor burrash, teksti popullor, 1985.
Plak ashik, për kor burrash, teksti F. Noli, 1979.
Lules, për kor femrash, teksti A. Podrimja, 1978.
Lamtumirë, për kor të përzier, teksti R. Dhomi, 1979.
Përse, për kor burrash, teksti popullor, 1977.
Trëndafili im i parë, suitë për kor të përzier, teksti popullor, 1980.
Vajza ime, për kor burrash, teksti popullor, 1983.
Leav as houme, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti N. S. Hoxha, 1992.
Amaneti, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1998.
Të falemi o dhe, për kor të përzier, teksti A. Dhomi, 1985.
Kalinea, për kor grash, teksti popullor, 1981.
Antigona, për kor të përzierë, teksti popullor, 1983.
I vuajtur jam, për kor të përzier, teksti popullor, 1983.
Gyrbetqari, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1989.
Kënga e detit, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1988.
Ma mir’ në pyll, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1977.
E mora lapsin, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1977.
Dallëndyshe, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti L. Poradeci (ß), popullor, 1978.
Nata në ty, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti A. Podrimja, 1979.
Udhëtimi, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti R. Dhomi, 1979.
Kulla e Balshajve, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti A. Podrimja, 1988.
Alba X, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti A. Podrimja, 1993.
Rrokullisni kaset, për kor burrash dhe kor të përzier, teksti popullor, 1982.
God blles You, për kor të përzierë dhe orkestër sinfonike, teksti R. Dhomi, 2000.
Ti je e gjallë, për kor burrash, teksti N. S. Hoxha, 2001.

Muzikë filmi

Kur pranvera vonohet, regj. E. Kryeziu, Kosova film, 1975.
Gjurmë të bardha, regj. E. Kryeziu, Kosova film, 1976.
Buka e hidhur, regj. E. Kryeziu, Kosova film, 1977.
Rruga pa kthim, regj. A. Sopi, Kosova film, 1979.
Njeriu prej dheu, regj. A. Sopi, Kosova film, 1979.
Tre vetë kapërcehjnë malin, regj. B. Sahatçiu, Kosova film, 1980.
Kur shpirti ndrron jetë, regj. I. Ymeri, Kosova film, 2000.

Muzikë për seri televizive

Kur pranvera vonohet, RTV e Prishtinës, regj. Ekrem Kryeziu, 1979.
Lidhja e Prizrenit, RTV e Prishtinës, regj. Skender Blakaj, 1975.
Autobuzi 1, RTV e Prishtinës, regj. Fatmir Lama, 1982.
Autobuzi 2, RTV e Prishtinës, regj. Fatmir Lama, 1983.
Dy plus një, RTV e Prishtinës, regj. Fatmir Lama, 1984.
Dy plus dy, RTV e Prishtinës, regj. Fatmir Lama, 1985.

Muzikë për teatro

Vepra të kompozuara apo muzika për vepra të vendosura në teatrot e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Shkupit etj., është një numër impresionant – rreth 300 muzika të kompozuara për vepra të vendosura në këto teatro.

Vepra të botuara

Goca e Kaçanikut,Opera në tre akte (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 1997).
Dasma Arbëreshe, Opera në tre akte me prolog (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2005).
Arie dhe këngë solo (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2000).
Vepra vokale (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2001).
Kuarteti për Harqe (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2002).
Rondo, për violonçel dhe piano, 1965 (bot. ShQKP, Tiranë, 1986).
Pogradeci, për kor të përzier dhe solist, teksti L. Poradeci, 1967 (bot. BVI, Prishtinë, 1984).
Zemra e liqerit, për kor të përzier, teksti L. Poradeci, 1967 (bot. BVI, Prishtinë, 1985).
Te mullini përmbi vijë, për kor të përzier dhe solist, teksti popullor, 1969 (bot. Akademia e Muzikës, Sarajevë, 1969).