Published On: Sat, Nov 25th, 2017

Petro Marko, shkrimtari dhe idealisti

Petro Marko u lind me 25 nëntor 1913 në Dhrami të Vlorës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Shkollën Tregëtare të Vlorës. Filloi të shkruajë në shtypin e kohës si “Liria”, “Shqipëria e Re”, “Bota e Re”, dhe revista “Koha e Re”, vjersha, skica e reportazhe, që kur ishte në shkollën e mesme. Në gusht 1936 deri në 1939 Marko u bashkua me Batalionin “Garibaldi” në Luftën e Spanjës.

Petro-Marko-1

Petro Marko

Gjatë luftës së Spanjës, së bashku me Skënder Luarasin, (i biri i Petro Nini Luarasit) botoi në Madrid gazetën “Vullnetari i Lirisë”. Në 1940, u kthye në Shqipëri ku u arrestua nga italianet e u burgos deri në vitin 1944. Kur u lirua ai u bashkua me partizanët. Pas luftës Marko u bë kryeredaktor i gazetës “Bashkimi”. Por vështirësitë e jetës dhe burgimet vazhduan. Ai u arrestua nga vete komunistët dhe qendroi në burg nga viti 1947 deri në vitin 1950. Marko mbeti gjithë jetën një idealist antifashist.
Ai vdiq më 27 dhjetor të vitit 1991.
Në vitin 2003 u dekorua me medaljen “Nderi i Kombit” dhe në vitin 2009 një shesh në Dhërmi dhe Teatrit të Vlorës iu vu emri i tij.

Botime:
Hasta La Vista – 1958
Horizont – 1958
Qyteti i fundit – 1960
Shpella e piratëve – 1964
Rrugë pa krye – 1964
Stina e armëve – 1966
Urata, dhia dhe perendia – 1967
Ara ne mal – 1968
Halimi – 1969
Ultimatum – 1972
Fantazia dhe plani tre plus katër -1973
Të thjeshtët – 1984
Griva – 1988
Nata e Ustikës – 1989

 

Nga Pjerin Logoreci