gjon keka
Gjon Keka

 

Nga Gjon KEKA

Historia e plotë e fakteve të mrekullueshme të popullit shqiptar europian, histori kjo që ka diçka të jashtëzakonshme dhe të shkëlqyer sidomos kur në aortën e saj gjendet një nga figurat e papërsëritshme të historisë së saj ,siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nga kjo dihet tanimë edhe botërisht se periudhën në të cilën veproi Gjergj Kastrioti, përbën periudhën dhe historinë e një fushate të lavdishme dhe të shkëlqyer sa që e tërë bota shikonte, apo e kishte në qendër të vëmendjes hap pas hapi atë, dhe po kjo botë dhe popuj, shtetar e intelektual, shkrimtar, poet etj, i kanë duartrokitur atij për vlerat e mëdha , për guximin dhe urtësinë që kishte.Ndërsa mund të nënvizoj se vërtetë Kushtetuta e brendshme e shpirtit të një kombi është historia dhe kultura rrënjësore apo burimore. Megjithkëtë kombin e vetë të cilin ai e mbrojti dhe qeverisi , pastaj edhe mbrojtja e Europës si familje e cila në fakt është qendra e botës së qytetëruar dhe të kultivuar. Sepse prej kësaj Europe të lashtë doli një efekt i mahnitshëm dhe reflektuese dhe preku pothuajse të gjitha skajet e globit. Prandaj, Gjergj Kastrioti është ai që përcaktoi pikën më të ndritur dhe më të pasur të historisë së kombit tonë arbnor, sepse ai është renditur ne mesin e heronjëve, liderëve dhe vizionarëve më të mëdhenjë të familjes së kombeve europiane.

Duke u nisur nga veprat e tij dhe guximi, por edhe mosharresa ndaj atdheut, për ta dashur dhe çliruar nga barbarët turq, ne mund të potencojm fuqishëm se shqiptarët nuk kanë pas asnjë dispozitë prej skllavi, sepse fuqia apo vullneti për liri dhe mvetësi ishte atëherë në kohën e Gjergj Kastriotit.Por është ende edhe tani e gjallë në mesin e tonë, pavarësisht nga presioni nën të cilat ata kanë psherëtijë dhe psherëtijnë edhe sot, por krenaria dhe shpirti i lirisë që ishte në zemrën dhe mendjen e Kastriotit ende qëndron fuqishëm në popullin dhe kombin tonë me përjashtim të mbetjeve osmane dhe mohueseve të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me përkatëisn tonë,gjakun dhe racën tonë europiane. Madje edhe Homeri e ka vënë re këtë kur fletë për shpirtin e lirisë dhe karakterin e banorëve të Epirit dhe jo rastësisht ai i quan këta banorë „ guximtar,dinak,dhe liridashës“. Sidoqoftë një gjë dihet se “shpirti i së vërtetës , siç thoshte mbreti David ,pastaj ajo e shpirtmadhësisë dhe e drejtësisë e cila në faktë është një paraqitje e shkëlqyeshme që drejton veprimet e luftëtarëve dhe që i siguron fitoren mbretit kundër armiqëve të tij.” Dhe si duket ishte po ky shpirt i së vërtetës dhe shpirtmadhësisë e drejtësisë në Gjergj Kastriotin që e bënë atë të korr gjithnjë fitore kundër armiqëve të tij. Vetë vepra dhe urtësia e heroizmi i tij ,pastaj emri i madh që ai ka fituar zgjoi në Europën e kohës së tij dhe tani edhe në Europën e kohës sonë ndjenjat më të ngrohta,sipmati dhe admirim,ndërsa te atdheu i tij si dje ashtu edhe sot mirnjohje,adhurim me amësin më shpirtërore të tokës së tij arbnore ku ai veproi ,dhe ai gjithmonë do të jetë ati i lirisë dhe i restaurimit të kombit shqiptar europian.Kështu që me fjalë tjera për ata që duan ta njohin rrugën e guximit, trimërisë ,vizionit , forcës së pamposhtur, të bërjes së të pamundshmes të mundshme dhe se si udhëhiqet me vizion e urtësi shteti e kombi ,ekziston e vetmja konsulencë, doktrina e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, sepse të gjithë kanë dal fitimtar ata që janë mbështet një herë e përgjithmonë në këtë doktrinë të tij mbikohore dhe kanë ndjekur gjurmët e tij.

Ndërkaq edhe në këtë përvjetor të 548 të vdekjes së Gjergj Kastriotit ,ai si asnjëherë më parë është i pranishëm përjetësisht tek ne si popull, i gjallë, në gjakun e cdo arbnori të vërtetë, por të vetmit që nuk e kanë as në gjak e as në jetën e tyre por as edhe evizioni e tij janë pushtetarët që nuk i bie ndërmend ta nderojn atë dhe ta mbajnë të gjalle. Dhe poashtu edhe mohuesit të cilët janë renditur në krahët e mbetjeve sulltaniste dhe ideologëve islamik për ta sulmuar figurën e tij dhe njollosur. Edhe pse mohuesit dhe mbetjet osmane duan vdekjen e tij edhe ndër ne, por Gjergj Kastriotin arbnorët që mbajn gjakun e tij kurrë nuk e kanë lënë të vdes dhe nuk do ta lënë ,sepse ai qëndron në shpirtin e arbnisë dhe gjakun që ecën në cdo arbnor.Ai është mbreti ynë,lideri dhe vizionari i kombit tonë të lashtë. Po e përmbyll këtë shkrim me rastin e përvjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit me fjalët e popullit dhe ndjekësive të tij që ishin të pranishëm nga të gjitha trojet e arbenisë dhe që i dhan nderimet më të mëdha me rastin e vdekjes së tij në Lezhë më 17 Janar 1468, që thonin me lotë fjalët kështu :

gj.kastrioti

“O Mbreti ynë Skënderbe, o shenjtor i mirë, ngushëllimi ynë i të gjithëve, ati ynë, vëllai ynë,mbrojtës i ynë, na la të gjithëve si jetëim dhe popullin si delet pa bari.”