Odhise Paskali lindi në Përmet më 22 dhjetor 1903. Studioi për Letërsi dhe Filozofi në Torino të Italisë, ku më pas vazhdoi studimet për histori arti në vitin 1927. Ai u bë nismëtar për krijimin e shoqërisë “Studenti shqiptar” në Torino dhe për botimin e revistës së studentëve shqiptarë të atjeshëm në vitet ‘20.

paskali2
Skulptori i Popullit Odhise Paskali

Vite më vonë, në 1931 krijoi shoqërinë “Miqtë e artit” dhe u bë organizator të së parës ekspozitë të arteve figurative dhe të çeljes së Shkollës së Vizatimit në Tiranë.
Në periudhën 1932-1937, në disa qytete të Shqipërisë, u ngritën disa monumente skulpturore, punime të autorit. Paskali është themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar.

Hapat e para të karrierës së Paskalit janë në fushën e publicistikës. Ai u shqua në estetikë dhe kritikë arti. Shkroi artikuj të ndryshëm me mendime e meditime për artin në mjaft organe shtypi të vendit dhe të huaja. Me të mbaruar fakultetin dhe studimet për artin, Paskali e fillon artin e tij të skulpturës pranë ateliesë së një skuptori italian realist e monumentalist të Torinos. Kështu ai bëhet skulptori i parë profesionist shqiptar.

KETI
Keti – Tiranë 1947

Me pushtimin e vendit, Paskali si erudit në fushën e artit, caktohet anëtar i Institutit të Studimeve të atëhershme, por në mungesë edhe të porosive të mjaftueshme, për ngritje shtatoresh, detyrohet të çelë një punishte për përgatitje shkumësash për nevojat e shkollave të vendit. Me çlirimin e Shqipërisë, krahas vazhdimit të krijimeve skulpturore për figurat e rilindasve, në tematikën e punimeve të tij zenë vend edhe heronjtë e popullit Shqiptar. Paskali krijoi në vendlindje një sërë veprash, midis të cilave skulpturën e “Partizantit Çlirimtar”, punën në grupin skulpturor “Shokët” në varrezat e dëshmorëve të Përmetit; bustin e Naimit; të Nonda Bulkës dhe të Fanjo Çiçakos në qytet; bustet e vëllezërve Frashëri në sheshin para Shtëpisë Muze në Frashër etj.

gjergj-kastrioti
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
Krujë 1939, Gjeneve Zvicër

Në vitet ‘60 Paskali u emërua drejtor i Galerisë së Arteve.
Paskali mbante vazhdimisht shënime në formë ditari, qoftë për meditime mbi artin qoftë edhe kujtime historike, gjë që bëri të mundur, që një vit pas vdekjes së tij më 1986, të botohej nga e bija Floriana Paskali libri, “Për Paskalin, nga Paskali” në 2005
Vdiq me 13 Shtator 1985.
Skulptori i Popullit Odhise Paskali është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë, por mbi të gjitha në krijimtarinë e vet të larmishme janë të njohura veprat,

Skulpturë:

I urituri
Keti
Malësori
Lufëtari Kombëtar
Themistokli Gërmenji, në Korçë
Ushtari i panjohur
Naum Veqilharxhi”, bust në bronx , në Korçë
Partizani fitimtar, Mathauzen, Austri 1968
Monumenti i Skënderbeut në Tiranë me bashkautorë
Naim Frashëri
Jeronim De Rada
Vojo Kushi
Fan Noli
Onufri
Ahmet Zogu
Enver Hoxha
Çerçiz Topulli
Zef Skirò
Pashko Vasa
Migjeni
Isa Boletini
Idriz Seferi” e shumë vepra të tjera.

Nga veprat e skulptorit:

Luftëtari Kombëtar – monedha 100 lekë
Naim Frasheri, – monedha 500 lekë
Skënderbeu bust, – monedha 1000 lekë (pamja para)
Beslidhja e Lezhës, – monedha 1000 lekë (pamja mbrapa)
Skënderbeu monument, – monedha 5000 lekë (pamja mbrapa)
Skenderbeu bust, – monedha 50 leke (e vitit 1976)
Partizani fitimtar, monedha metalike 1 Lek

Libra për Paskalin:

Odhise Paskali, 1983
Gjurmë jete, 1985
Për Paskalin, nga Paskali, 2005
Shpirti im i përtërirë, esse nga Floriana Paskali 2009
Best of Paskali, 2010