Published On: Mon, Aug 28th, 2017

Përvjetori i lindjes së poetit Ali Podrimja

Poeti-Ali-Podrimja

Ali Podrimja u lind në vitin 1942 në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i mbaroi në vendlindje kurse studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Ka punuar për disa vite në gazetën “Rilindja” si dhe bashkëpunuar me të gjitha revistat dhe gazetat tjera. Ai si poet dhe shkrimtar i mirënjohur, ishte edhe anëtar i nderuar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Kohët më të vështira,të përjetuara nga populli shqiptar dhe poeti, ishin tmerret e kaluara nën terrorin e Aleksandër Rankoviqit gjatë viteve të pesëdhjeta-gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar,kur shqiptarët në trojet e tyre vuanin shtypjen dhe terrorin më të egër që njihte historia e kohës së sllavo-komunizmit nën ish sundimin serbo-sllav.
Shtypja dhe represioni i asaj kohe është shfrytëzuar, për dëbimin me forcën të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone,për mes aksionit të shpikur të mbledhjes së armëve, kur shumë shqiptar të pafajshëm do të vdisnin nën torturat dhe keqtrajtimet e sigurimit famëkeq serb të UDB-s, ndërsa dhjetëra mijëra tjerë, do të shpërnguleshin me dhunë për në Turqi.

Krijimtaria letrare e Ali Podrimjes

Ali Podrimja është marrë më tepër me poezi lirike, vargjet e së cilës ,çdo herë ishin të frymëzuara dhe të lidhura ngushtë me fatin e hidhur historik të popullit shqiptar. Ndaj, në qendër të shkrimeve të tij, Poeti gjithmonë kishte qëndresën heroike kombëtare.
Ndër veprat kryesore dhe më të realizuara të tij konsiderohet, vepra Lum Lumi e botuar në vitin 1982,e cila njihet si vepra më e mirë që shënoi risi edhe në mënyrën e shkrimit të poezisë bashkëkohore shqiptare në Kosovë.
Përjetimet e vështira nga shtypja e rëndë politike gjatë viteve të 50-60, dhe tragjedia e përjetuar me rastin e vdekjes së të birit Lumit,ndikuan jo vetëm në jetën ,por edhe në krijimet letrare deri në ditët e fundit të tij,i cili edhe në ato qaste,do ti kërkonte besën Lum lumit, për të mos ia kthyer shpinën-vendlindjes.
Nën këtë atmosferë kishte filluar shkrimet edhe Poeti,duke bërë thirrje për qëndresë kombëtare i cili poezinë e parë do ta botonte më 1957, në revistën “Jeta e Re”.
Ali Podrimja është autor i rreth njëzet vëllimeve me poezi i cili nga kritika vlerësohet si njëri ndër përfaqësuesit më të vlerësuar të poezisë së sotme shqiptare dhe poet me emër të njohur edhe në shkallë ndërkombëtare.

Poeti Ali Podrimja sipas mediave kishte ndërprerë kontaktet me kolegët, miqtë dhe familjarët e tij që nga data 18 korrik, derisa po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodèvei, ku do të gjendej i vdekur më 21 korrik të vitit 2012, për të mos u kthyer më kurrë i gjallë në atdhe.

 

Veprat kryesore:

Poezi:

1.“Thirrje” 1961
2.“Shamijat e përshëndetjeve”1963
3.“Dhimbë e bukur” 1967
4.“Sampo” 1969
5.“Torzo” / “Hija e tokës” 1971
6.“Foleja”1973
7.“Credo” 1976
8.“Poema” 1978
9.“Sampo 2” 1980
10.“Drejtpeshimi”1981
11.“Lum Lumi”1982
12.“Fund i gëzuar” 1988
13.“Zari” 1990
14.“Në bisht të sorrës” 1994
15. “Buzëqeshje në kafaz” 1994
15.“Burgu i hapur”1998
17.“Hrakiri” /
18.“Ishulli Albani” 1999
19.“Dielli i zi” 2000
20.“Libri që nuk mbyllet” 2001

dhe dy libra në prozë:
Burgu i hapur 1998, dhe
Harakiri 1999.