Ibrahim Tukiçi u lind në Shkodër me 4 qershor 1926, ku bëri edhe shkollën fillore e të mesme. Studimet e larta i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës në Rusi. Pas mbarimit të studimeve në vitin 1957 u emërua në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku interpretoi në shumë pjesë klasike, si “Kavaleria Rustikana”, “Nusja e shitur’, “Mrika”, “Pranvera”, “Madam Batërflaj” “Lulja e Kujtimit” , operën “Zgjimi”, Rigoleto etj. Edhe në vitet e fundit të karrierës së tij ka kënduar në operat shqiptare “Goca e Kaçanikut”, “Borana”, etj. Tukiçi njihet dhe për interpretimin e këngës popullore midis të cilave “Kenke nuri i bukurisë”, “Bishtalecat palë-palë”, “Hajde gjyle”, “Mic Sokoli”, etj. Në rrugçn e tij tç gjatç artistike, Tukiqi është nderuar me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm si Cmimin e dytë në Festivalin e Rinisë në Bukuresht të Rumanisë, në vitin 1953, Diplomën në Festivalin e Vjenës në Austri në vitin 1958.

ibrahim_tukici
Ibrahim Tukiçi, Artist i Popullit

Ibrahim Tukiçi është nderuar me titujt Artist i Merituar në 1951 dhe Artisti i Popullit, në vitin 1985. Me karrieren e tij ai u bë një nga këngëtarët më të njohur të muzikës sonë operistike, por edhe asaj popullore.
Dy djemte e tij janë muzikantët e njohur David dhe Genc Tukiçi.
Vdiq në Tiranë më 24 maj 2004.

Për nder të tij një rrugë në Tiranë mban emrin Ibrahim Tukiçi.

Kenge popullore – Ibrahim Tukiçi e Luçie Miloti

Kronikë Përkujtimore
PASQYRA SHQIPTARE, Toronto, Canada
Producent ILIR LENA
Përgatiti: Esat Teliti, Arben Tafili dhe Ilir Lena.