Published On: Wed, Jan 10th, 2018

514 vjetori i botimit të veprës së Marin Barletit, Rrethimi i Shkodrës

 Më 10 janar 1504 në Venedik doli botimi në latinisht i veprës së Marin Barletit, “De obsidione Scodrensi”, (Rrethimi i Shkodrës)  një nga veprat më të njohura historike për kohën që bëri të njohur luftën e shqiptarëve kundër perandorisë osmane në mesjetë. I mbështetur në kujtimet e veta dhe të pjesëmarrësve të tjerë Barleti tregon, historinë e  jetës politike dhe ushtarake gjatë rrethimit të dytë të Shkodrës më 1478 dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, kur shqiptarët vazhdojnë t’u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe Europën.

barleti

Kopertina ne Latinisht dhe shqip

Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar derisa në fund Senati Venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Shkodranët, të zhgënjyer, nisen në mërgim.
Pas botimit të veprës së Marin Barletit më 1504 në Venedik, u rishtyp disa herë në Zvicër (1556), Gjermani (1578 dhe 1596). Pas botimeve në latinisht do të vijnë përkthimet në italisht (1565), polonisht (1569), frëngjisht (1576). Rrethimi i Shkodrës i Marin Barletit u botua në shqip në vitin 1962 me shqipërimin e Henrik Lacës, më pas është ribotuar dhe së fundi është botuar në anglisht.