Published On: Thu, Jun 29th, 2017

Përkujtojmë Betejën e Torviollit

Beteja e Torviollit, u zhvillua më 29 qershor të 1444 në Shqipëri. Në atë kohë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) ishte një kapiten osman i cili vendosi që të kthehet në vendlindjen për të organizuar një kryengritje kundër pushtimit Osman. Kështu së bashku me 300 shqiptarë të tjerë gjatë një beteje në Nish, brakti ushtrinë osmane dhe shkoi drejt Krujës, të cilën e mori shumë shpejt. Gjergji pastaj formoi Lidhjen e Lezhës, një konfederatë të princërve shqiptarë të bashkuar në luftën kundër Perandorisë Osmane. Murati II, e kuptoj kërcënimin, dhe dërgoi një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pasha, për të shtypur kryengritjen me një ushtri prej 25.000 vetësh.

beteja-torviollit

Beteja e Torviollit – Gjergj Kastrioti në sulm

Kastrioti arriti të përgatisë 15.000 trupa kundër ushtrisë së Ali Pashait. Të dy u takuan në Torvioll (në veri të Peshkopisë) ku ata ngritën kampet në anë të kundërta. Një ditë më pas, më 29 qershor, Aliu pasi pa se Kastrioti i kishte pozicionuar forcat e tij në fund të një kodre, urdhëroi të gjitha forcat e tij për të sulmuar. Gjergj Kastrioti që e priste këtë manovrim, kur forcat kundërshtare ishin duke u afruar deri në pozicionin e nevojshëm, urdhëroi forcat e fshehur në pyjet mbrapa ushtrisë turke për të sulmuar pas krahëve. Rezultati ishte shkatërruese për osmanët dhe e gjithë ushtria u mposht. Sipas burimeve bashkëkohore nga pala shqiptare kishte 100-120 të vdekur dhe rreth 4000 të plagosur kurse nga pala osmane kishte 8000 të vdekur dhe 2000 robër.