Published On: Sat, Jan 6th, 2018

Pandeli Koçi, i njohur si Sazan Goliku

Pandeli Koçi (emri letrar Sazan Goliku) ka lindur më 6 janar 1942 në Vlorë. Në qytetin e lindjes ka kryer gjimnazin dhe më vonë Fakultetin Histori – Filologji në Tiranë në vitin 1967. Ka punuar si mësues, punonjës kulture, gazetar, si dhe redaktor letrar në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” për një periudhë 10 vjeçare prej vitit 1969-1980. Në vitin 1981 Koçi studio për filozofi. Që nga viti 1970 është marrë aktivisht me botimin e letërsisë shqiptare të botuar në Kosovë dhe ka qënë ligjërues i këtij krahu të letërsisë shqiptare në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1981 – 2002 ka punuar si drejtues në sektorin e shtypit të Kuvendit të Shqipërisë. Koçi (Sazan Goliku) prej vitit 1960 dhe në vazhdim ka botuar studime, kritika e recensione letrare në organe të shtypit, letrar e shkencor si Zëri i Rinisë, Drita, Zëri i Popullit, Nëntori, Studime Filologjike, Dardania Sacra, Fjala, Jeta e Re, Jehona, Mehr Licht, Poeteka, Zëri, Albania, Shqip, Shekulli, Telegraf, Obelisk etj. në Tiranë, Prishtinë e Shkup.

Pandeli_Koci
Krijime të tij janë përfshirë në disa antologji në shqip dhe në gjuhë të huaja.
Ka fituar disa çmime letrare kombëtare e vendore.
Ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1969.
Ka qenë bashkëredaktor (me Prof. Dr. Emil Lafen) i Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë (1998).
Ka qenë zëvendëskryeredaktor i revistës shkencore juridike-sociologjike “Pajtimi” dhe redaktor i revistave “E drejta parlamentare dhe politikat ligjore” e “Lente Sociologjike”.
Që nga viti 2008 është Kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj.
Sazan Goliku ka shkruar poezi, prozë dhe letërsi për fëmijë, si dhe tekste këngësh. Është marrë me kritikë e studime letrare, recensione dhe ese. Ka botuar 15 libra për të rritur dhe 31 libra për fëmijë. Është fitues i disa çmimeve kombëtarë dhe vendorë.

Pandeli Koçi, (Sazan Goliku) ka shkruar me dhjetra artikuj kritikë për librat e Ali Asllanit, Xhevahir Spahiut, Abdylaziz Islamit,, Pano Taçit, Agim Gjakovës, Anton Pashkut, Jusuf Gërvallës, Rrahman Dedajt, Vath Koreshit, Nikolla Spatharit,, Fatos Arapit, Adem Istrefit, Agim Devës, Odise Grillos, Faik Ballancës etj.

Artikuj problemorë e studimorë për kontradiktat në poezinë shqipe, për motivet e pajtimit në poezinë e antikitetit, për mbledhësin e folklorit Fatos Mero Rrapaj, për probleme të pastrimit e pasurimit të gjuhës shqipe, për pasqyrimin e krahinës së Hotit në letërsinë shqipe, për probleme të letërsisë së sotme shqipe për fëmijë dhe dhjetra recensione të botuar në organet letrare e periodike.

Krijime të Sazan Golikut janë përfshirë edhe në tekste shkollore, që nga Abetarja deri në ato të klasës 12.

 

Disa libra të autorit:

-Pasqyra e thyer, 1972
-Lule drite, 1977
-Grusht, 1981
-Intimitet, 1987
-Aventurat e lirisë, 1995
-Epidemi kozmike 1996
-Endërr dashurie, 1996
-Komitet e Malit të Bardhë, 1999, 2011
-Petalet e rëna, 2001
-Trekëndëshi i qiellit të zi, 2006
-Turbull, 2007
-Shpirtdehje, 2011
-Unë jam unë, 2012
-Zjarr dhe zjarr, 2015

 

Shih Programin” Pandeli Koçi “19 Dhjetor 2015”