Panajot Pano (lindi me 7 Mars, 1939 në Durrës — vdiq me 19 Janar, 2010 në Jacksonville, Florida, ShBA) ishte futbollist shqiptar dhe mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar.

Panajot_Pano_(1964)
Panajot Pano (1964)

E fillon karrierën e tij sportive me 12 vjeç në skuadrën e të rinjve të SK Tirana si portier. Më vonë në vitin 1959 mbasi emërohet në ushtri luan për skuadrën e KF Partizani si sulmues. Me këtë lojtar në gjirin e tij KF Partizani fiton katër herë kampionatin kombëtar dhe pesë herë kupën e Republikës. Panajot Pano luajti 25 herë për skuadrën kombëtare. Në vitin 1970 skuadra kombëtare fiton kupën e Ballkanit. Mbas vitit 1975 ai stërviti si trajner ekipin kombëtar dhe atë të të rinjve të KF Partizani.

I pajisur me një teknikë të përsosur driblimi, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së futbollit. Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Më 27 Prill 2005 merr titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu
Me 19 Janar 2010 u nda nga jeta ne Memeorial Hospital ne Jacksonville Florida SHBA nga një atak kardiak.

Panajot Pano është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me titullin më të larte : Nderi i Kombit. I njohur si Legjenda e futbollit shqiptar, ai është i pari sportist që merr titullin” Nderi i Kombit”

Gjate karrieres se tij sportive ka fituar:
– Katër herë kampion kombëtar me skuadrën KF Partizani
– Pesë herë fitues i kupës së Republikës me skuadrën KF Partizani
– Fitues i kupës së Ballkanit më 1970 me skuadrën kombëtare

Titujt:

“Mjeshtër Sporti”
“Mjeshtër i Merituar”,
“Nder i Sportit Shqiptar”

Panajot_pano
Panajot Pano duke marre titullin Mjeshtër i Madh i Punës nga Fatos Nano