Nga Luan Kalana /

Në pragun e dy vjetorit të krijimit të fondacionit “Albanian heritage of Tampa Bay, Florida” u organizuan gjatë muajit Maj, mbrëmjet muzikore familjare “Netët e muzikës shqiptare”. Organizuar për shqiptarët në Tampa bay, Pinellas county, Clearwater, Tampa, St.Peterburg, Largo, Palm Harbor, Tarpon Springs e të tjerë.
Në fund të javës çdo të shtunë, u organizuan mbrëmje familjare, me muzike si: Nata muzikore e Shqipërisë së mesme, me muzikë nga jugu i Shqipërisë, Nata e serenatës Korçare, dhe së fundit, Nata me muzikë Shkodrane…
Këto netë muzikore, ishin vazhdimi i aktiviteteve të organizuara me parë, si ajo e Java kulturore e Festivalit shqiptar, me pinikë në natyrë, këngë e valle, duke arritur tek pjesëma rja dinjitoze, për herë të parë, në Festivalin e përvitshëm ndërkombëtar, në qytetin e St.Peterburg-ut, të Ansamblit të Valleve “Shqiponja” i cili zuri vendin e nderit.

nata korcare
Nata Korçare

Meritë e kontribut të veçantë për këto aktivitete, ka intelektuali i shquar dhe pasionant, Dr.Ardian Kraja, ish.kirurg ortoped në Afganistan, me forcat e NATO-s, sot President i Fondacionit.
Duke falenderuar bordin e Fondacioni “Albanian heritage of Tampa Bay, Florida”, për oganizimet që ka arritur të bëjë, urojmë mbarësi në të ardhmen në punën që ka nisur për evidentimin e vlerave kulturore artistike të komunitetit shqiptar.