Muntaz_Dhrami
Muntaz Dhrami

Muntaz Dhrami lindi në Gjirokastër më 10 nëntor të vitit 1936. Shkollën fillore dhe dy vjet të mesme i mbaroi në Gjirokastër.

Gjatë viteve 1953 – 1956 ndoqi studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë ku dhe mbrojti diplomën.
Gjatë viteve 1956 – 1957 punoi si modelist në kooperativën e Porcelanit.
Gjatë viteve 1957 – 1961 vazhdoi studimet e larta për skulpturë në Akademinë e Artit në San-Peteburg (Rusi).
Në vitin 1961 mbrojti diplomeën në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë me grupin monumental “Çerçiz Topulli” e “Mihal Grameno”.
Në periudhën e viteve 1961 – 1976 punoi si pedagog dhe si Dekan në Fakultetin e Arteve Figurativë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranê. Periodikisht shkëputet nga detyra si pedagog dhe punon si krijues i lirë në realizimin e disa monumentëve.

Në bashkëautorësi ka realizuar
Monumentin e Kristoforidhit në Elbasan (1962)
Monumentin e Pavarësisë në Vlorë (1970)
Monumentin e “Nënës Shqipëri” në Tiranë (1971)
Reliefi monumental në ndërtesën e Kryeministrisë Tiranë.
Autor i monumentit në Drashovicë.
Monumentin e Pezës.
Obeliskun i Arsimit në Gjirokastër.

Autor i shumë veprave personale
Busti i Shkurte Pal Vatës në Lushnje.
Busti i Liri Gegos në Galerinë e Arteve Tiranë.
Portret i Rugovasit në Galerinë e Arteve Tiranë.
Busti i Jani Vretos në Leskovik (1996).
Portret i nënë Terezës, etj.
Monumenti i Ali Pashë Tepelenës.
Monumenti i Lasgush Poradecit.
Monumenti i Mitrush Kutelit

Ekspozita individuale

1967 Ekspozitë me vizatime në Universitetin e Amanit –Jordani.
1982 « Parmi les hommes » au Palais culturel à Tirana.
1992 «Pour une commémoration de l’Indépendance » au musée national de Tirana.
1994 Ekspozitë vetjake “Frymëzimë nga Bethoven” Tiranë.
1996 Eskpozitë vetjake me rastin e 60 vjetorit në Galërinë Kombetarë të Artëve nê Tiranë.
1997 « Motiva muzikore » në Qëndrën Internationale të Kulturës, TIranë.
1999 Compozimi « Puthja » (bronz) ekspozuar në galerinë « le Miroir des Maîtres », Gjenevë (Zvicërr).

Ka marre keto çmime
Laureat i çmimit të nderit në Bienalen e Aleksandrisë (1964).
Laureat i disa çmimeve dhënë nga shteti Shqiptar.
Mban titullin “Skulptor i Popullit” (1978).